Maqedoni, rriten çmimet e automjeteve të përdorura

    Çmimet e automjeteve të përdorura në vend janë rritur nga 20 deri në 30 për qind. Edhe pse kohët e fundit kërkesa për makina të importuara është ulur ndjeshëm, tregtarët janë të detyruar t’i shesin automjetet e përdorura më shtrenjte për shkak të rritjes së çmimeve jashtë vendit, si dhe tarifave të larta ndaj shtetit.

    “Rritje më e madhe e çmimit në tregun europian ndodhi nëntorin e kaluar dhe kjo u reflektua në automjetet e përdorura që shiten në vendin tonë. Momenti i dytë është rritja e zërit të CO2 në vendin tonë, pra në importin e automjeteve ka rritje prej 25 për qind. Çmimet e modeleve EURO 4 janë rritur në mënyrë më drastike”, deklaroi Aleksandar Dimovski – pronar i një depoje për automjete.

    Sektori i automobilave në vend tashmë ka konfirmuar se Evropa po përballet me ulje të prodhimit të automjeteve të reja. Nga ky sektor presin që makinat e reja të shtrenjtohen, pasi lënda e parë, përveç dorëzimit me vonesë, tashmë ka një çmim të ri më të lartë.

    “Rënia e industrisë së automobilave këtë vit do të jetë së paku 15 për qind më shumë se sa ishte planifikuar. Kjo do të thotë se nga gjithsej dy milionë e gjysmë automjete për shkak të krizës ukrainase, të cilat do të jenë më pak të prodhuara në botë, 1.7 milionë automjete do të jetë ulja në Evropë”, tha Viktor Mizo Kryetar i Shoqatës së Investimeve të Huaja me Prodhim të Avancuar Teknologjik.

    Informacionet që morëm nga terreni thonë se qytetarët që tani duan të blejnë automobil të përdorur duan që ai të mos jetë më i vjetër se 2015-ta. Vetura të tilla në depo i kalojnë 10 mijë euro. Sipas tregtarëve, makinat më të kërkuara së fundmi janë ato për fillestarët me fuqi më të ulët të motorit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Gabim teknik në regjistrim gjatë vendosjes së të dhënave për përkatësinë fetare”

    Lajmi i rradhës

    Aktakuzë ndaj ministres Arbërie Nagavci

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë