Maqedonia e Veriut, më pak bujare dhe solidare

    Treguesit e bujarisë dhe solidaritetit e rendisin Maqedoninë të parafundit të rajon. Sipas një sondazhi më të fundit të “Gallup”, i kryer në funksion të indeksit të lumturisë 2023, tregohet se Maqedonia renditet ndër të fundit në Evropë e në botë, sa i takon treguesve të bujarisë dhe mbështetjes për njerëzit në nevojë. Mbështetja sociale e shqiptarëve është njëlloj me atë të shteteve si Nikaragua, Meksikë, Palestinë….Mbështetja sociale është një tregues që sipas metodologjisë së raportit sqarohet me prezencën e dikujt ku të mbështetesh në kohë telashesh. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “Nëse keni qenë në telashe, a keni të afërm ose miq që mund të mbështeteni për t’ju ndihmuar sa herë që keni nevojë, apo jo?” .

    Maqedonia renditet (0.85), nga fundi në botë dhe rajon, së bashku me Shqipërinë (0.72) krejt ndryshe është situata për shtetasit e Kosovës, që vijojnë t’í ruajnë e zbatojnë këto tradita, duke u renditur ndër të parët në botë sa i përket bujarisë. Kosova renditet ndër 40 vendet në botë që mbështesin njëri-tjetrin, kurse nuk ka të dhëna për Serbinë e Malin e Zi. Shtetet me mbështetjen sociale më të lartë në botë janë Zelanda e Re, Danimarka, Finlanda, Islanda. Për të matur treguesin e bujarisë, të anketuarve u drejtohet pyetja: “A keni dhuruar para për një bamirësi muajin e kaluar?”

    Sipas raportit, ky është një tregues i qartë për një ndjenjë të angazhimit pozitiv të komunitetit dhe një mënyrë kyçe që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin. Hulumtimet tregojnë se në të gjitha kulturat, duke filluar nga fëmijëria e hershme, njerëzit tërhiqen nga sjelljet nga të cilat përfitojnë njerëzit e tjerë. Shtetasit e Kosovës sërish renditen ndër 25 shtetet më bujare në botë, por rekordin (negativ) e mban Greqia, së bashku me Bullgarisë, Rumaninë, Portugalinë. Mbështetja e ulët e pritshme nga miqtë e të afërmit, së bashku me të ardhurat e ulëta për frymë, e perceptimin e lartë të korrupsionit janë disa nga faktorët që e rendisin Maqedoninë ndër shtetet më të palumtura të Evropës.

    Në raportin e fundit të Lumturisë, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Maqedonia renditej në vendin 92 nga 146 shtete gjithsej. Ko rastësisht Kosova u rendit në vendin e 34 në botë dhe më e lumtura në rajon. Ndonëse të ardhurat për frymë të Kosovës janë më të ulëta, shtetasit e Kosovës renditen shumë më mirë se Maqedonia në indeksin e lumturisë, pasi fitojnë pikë nga mbështetja e lartë, që kanë për njëri-tjetrin. Pas saj është Serbia në vendin e 45, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi u renditën përkatësisht në vendin e 63-të dhe 71. Ndërsa Shqipëria në një pozicion pranë, në vendin 91. 

    Lajmi Paraprak

    Ruajtja e fuqisë punëtore nëpërmjet “Ballkanit të Hapur”!

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut në kërkim të vazhdueshëm të identitetit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë