Për disa vite me radhë Maqedonia e Veriut renditet si një nga vendet me shtetasit më të palumtur. Në rang botëror renditet e 86, mes 147 shteteve, ndërsa në rajon e parafundit. Raporti i 13- vjetor i Lumturisë Botërore i kryer nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së, u realizua përmes anketave të vetëvlerësimit ku individët vlerësuan jetën e tyre nga një shkallë nga 0-10. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria. Sa i takon rajonit, kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, në vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Të pasuar nga Serbia (31), Mali i Zi (71), Kroacia (72), Maqedonia e Veriut 86 (86) dhe Shqipëria e 89.
“Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, rënia e lumturisë dhe besimit social shpjegon një pjesë të madhe të rritjes së polarizimit politik dhe votave kundër ‘sistemit’. Rënia e kënaqësisë nga jeta shpjegon rritjen e përgjithshme të votave kundër sistemit, por më pas hyn në lojë besimi tek të tjerët. Mes njerëzve të pakënaqur të tërhequr nga ekstremet e spektrit politik, njerëzit me besim të ulët gjenden më shpesh në ekstremin e djathtë, ndërsa njerëzit me besim të lartë janë më të prirur të votojnë për të majtën ekstreme”, konstaton raporti.
Në botë të parët janë Finlanda, Danimarka, Islanda… dhe të fundit Sierra Leone, Afganistani. “Ashtu si ‘mëshira’ tek Tregtari i Venedikut i Shekspirit, kujdesi është ‘I bekuar dy herë’ – bekon ata që japin dhe ata që marrin…. E kundërta e lumturisë është dëshpërimi, i cili mund të çojë në vdekje nga vetëvrasja ose abuzimi me substancat – i njohur gjithashtu si ‘vdekjet e dëshpërimit’’, thuhet në studim.
Raporti thekson se vëren se renditja vjetore e lumturisë vijon të kryesohet nga vendet nordike, me Finlandën ende të parën mes tyre, bazuar tek tre aktet dashamirëse të mbuluara nga Sondazhi Botëror i Gallup – dhurimi, vullnetarizmi dhe ndihma e të huajve, të cilat ndryshojnë në varësi të dallimeve kulturore dhe institucionale. Në raport theksohet se lidhjet sociale janë jetike për mirëqenien e të rinjve, pasi ato sigurojnë një mbrojtës nga efektet toksike të stresit. Megjithatë, shkëputja sociale është mjaft e përhapur tek të rinjtë. Në vitin 2023, 19% e të rinjve në të gjithë botën raportuan se nuk kishin askënd tek i cili mund të mbështeteshin për mbështetje sociale, që përfaqëson një rritje prej 39% krahasuar me vitin 2006.
“Vdekjet nga dëshpërimi kanë rënë që nga viti 2000 në 75% të 59 vendeve. Rënia më e madhe ka ndodhur në Evropën verilindore, nga nivelet fillestare shumë të larta, por vdekjet nga dëshpërimi janë ende të larta dhe në rritje në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Republikën e Koresë. Në vitin 2019, Sllovenia kishte nivelin më të lartë, me më shumë se 50 vdekje për 100,000”, thuhet në raport. /Koha/