Maqedonia e Veriut në vendin e 64-të në botë për nga sundimi i së drejtës

    Sipas Indeksit për sundim të së drejtës të Projektit botëror për Drejtësi për vitin 2021, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 64-të nga 139 shtete, duke mbajtur rangimin e vitit të kaluar me 0.54 pikë.

    Nga vendet e rajonit, më mirë ëstë vlerësuar Slovenia në vendin e 29-të me 0.68 pikë, Kroacia në vendin e 46-të me 0.61 pikë aq sa ka edhe Greqia e cila ndodhet në vendin e 48-të. Kosova ndodhet në vendin e 60-të me 0.55 pikë, ndërsa Bullgaria në vendin e 62-të me pikë njëlloj si Maqedonia e Veriut.

    Bosnja ëshhtë e 72-të, ndërkaq Shqipëria dhe Serbia ndodhen në vendin e 83 dhe 81 dhe më pak është vlerësuar Truqia në vendin e 117-të.

    Në krye të listës ndodhen Danimarka dhe Norvegjia me 0.9 pikë, para Finlandës, Suedisë, Gjermanisë dhe Holandës, ndërsa më pak të ranguara janë Venecuela, Kamboxha dhe Kongoja.

    Ndryshe, indeksi për sundimin e së drejtës bazohet në bazë të tetë kritereve edhe atë: kufizimet dhe autorizimt e Qeverisë, mungesa e korrupsionit, transparenca e Qeverisë, respektimi i të drejtave themelore, rendi dhe siguria dhe sistemi juridik penal dhe civil.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut mbyll fushatën për zgjedhjet lokale

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Serbia ta kuptojë realitetin, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë