Maqedonia e Veriut nuk ka pilot që mund t’i drejtojë avionët për shuarjen e zjarreve

    Avionët për shuarjen e zjarreve me të cilat disponon shteti janë në rregull, por problem është që nuk ka pilotë që do t’i drejtonte ato, thotë këshilltari shtetëror për organizim dhe funksionim të Sistemit për menaxhim me kriza, Dragi Tarçugovski.

    Ai thotë se me “ertraktorët” menaxhon Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe ato duhet më detajisht të tregojnë nëse janë në rregull dhe a mund të jenë operativ.

    Sipas tij, gjithkund në botë mungojnë pilotë për “ertraktorë” edhe atë para së gjithash në Evropë, ndërsa në vendet mesdhetare, shton se kanë vazhdimisht konkurse të hapura.

    “Edhe unë do të doja të jem pilot, por nuk mundesh lehtë të jesh pilot. Megjithatë, të jesh në “ertraktor” është madje më vështirë, se sa pilot në avion të thjeshtë komercial që transporton qindra udhëtarë. Sepse ai duhet të mbush ujë, të lëshojë ujë në një pikë të caktuar saktë, ai është një ndër profesonet më të komplikuara”, tha Tarçugovski sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

    Goran Stojanovski, udhëheqës i Sektorit për operacione dhe koordinime në Qendrën për Menaxhim me Kriza, tha se këtë verë për zjarre kanë në dispozicion tre helikopterë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe një nga Armata.

    “Na mbesin në dispozicion tre helikopterë nga MPB dhe një helikopterë nga armata, intervenues, sepse ai është operativ, megjithatë kur të kemi situata të tilla, do të mundemi gjithsesi ta shfrytëzojmë”, tha Stojanovski.

    Sipas tij, është problem i madh që të enjten janë njoftuar nga ana e “Pyjeve nacionale”, se praktikisht për shkak të mungesës së mjeteve financiare në buxhet, ata momentalisht nuk kanë mjete as për furnizimin e automjeteve me karburante, as të dalin dhe të mund të intervenojnë në përputhje me planet operative me të cilat disponojnë.

    Lajmi Paraprak

    Mumiet e fshatit Likovë, rasti i rrallë në vendin tonë dhe më gjerë

    Lajmi i rradhës

    Në komunën e Dibrës gjithnjë e më pak filloristë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë