Aksident tragjik në Kërçovë, dy viktima nga Tetova

    Foto ilustruese

    Dy gra kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale në Zajaz të Kërçovës.

    Viktimat janë nga Tetova. Njëra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetra në autoambulancë, rrugës për spital. Vetura e tipit Golf 4 me targa të Tetovës është përplasur me një furgon të tipit “Mercedes”.

    “Me datë 20.08.2022 në ora 09:15, në rrugën kryesore Gostivar–Kërçovë në afërsi të fshatit Zajaz të Kërçovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.I.(58) dhe një vetura të pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga A.I.(78), të dy nga Tetova”.

    “Në vendin e aksidentit lëndimeve të marra iu nënshtrua T.V.(54) nga Tetova, ndërsa S.C.(75) nga Tetova ka ndërruar jetë në autoambulancë rrugës për në Qendrën Emergjente në Shkup, dy viktimat janë të gjinisë femërore, pasagjere në automjetin e dytë. Me urdhër të prokurorit, trupave të ndjerë do t’u bëhet autopsi. Ekipet e Prokurorisë Publike dhe Policisë kanë kryer kontroll në vendin e aksidentit”, thonë nga SPB-Ohër.

    Lajmi Paraprak

    “Fotoja vlen sa njëmijë fjalë”

    Lajmi i rradhës

    BE-ja bën thirrje për një qeveri ‘vërtet pro-europiane’ në Mal të Zi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë