Bekteshi: Më 15 tetor do të fillojë sezoni i ngrohjes në Shkup

    Po të mos intervenonte Qeveria në përmirësimin e likuiditetit të SHA EMV sipas gjitha gjasave energjia elektrike për tregun e rregulluar do të ishte pesë herë më e shtrenjtë, theksoi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

    “Angazhimi ynë është që energjia elektrike të cilën e prodhon EMV të jetë ndër më të lirat në rajon. Megjithatë, nëse në mënyrë shtesë me vendim të Qeverisë nuk do ta obligonim EMV-në që t’i mbulojë humbjet në rrjetin e MEPSO-s dhe EVN-së shpërndarja do të rritej dhe shpenzimi i shpërndarjes së rrymës, ndërsa me këtë edhe fatura të cilën e paguajnë qytetarët”, tha Bekteshi në intervistë për TV Kanal 5.

    Theksoi se ka efekte pozitive nga vendosja e bllok tarifave për amvisëritë dhe shtoi se pikërisht ato amvisëri të cilat kursejnë më shumë tani kanë fatura më të ulëta për energjinë elektrike të shpenzuar se sa për shpërndarje të energjisë elektrike te ata.

    Bekteshi, siç tha, është i kënaqur nga menaxhmenti dhe të punësuarit në EMV të cilët arritën për 20 për qind ta rrisin prodhimtarinë e energjisë elektrike me pajisjet të cilat janë të vjetra edhe nga 40 vjet. Për këtë arsye nuk pret që të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike pas Vitit të Ri.

    Qeveria gjatë periudhës së kaluar ka investuar 272 milionë euro për subvencione në energjinë e ngrohjes dhe energjinë elektrike me qëllim që çmimet për qytetarët të jenë më të pranueshme.

    “Në kohë krize, të gjithë duhet të solidarizohen. Kompanitë që me vite realizonin fitim, nuk mund të presin subvencione për energjinë elektrike. Për këtë arsye ato kompani që mund ta mbijetojnë krizës pa mbështetje nga buxheti nuk do të mbështeten, ndërsa kompanitë e mesme do të marrin mbështetje vetëm nëse çmimi i energjisë elektrike në bursë rritet më tutje”, tha Bekteshi dhe njoftoi se nga 1 dhjetori do të mbështeten kompanitë të cilat prodhojnë produkte ushqimore bazë.

    Lajmi Paraprak

    Sindikatat në Maqedoni thonë se punonjësit janë të rrezikuar nga masat e Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Gjysma e bizneseve familjare rrezikojnë mbylljen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë