KSI rekomandon karantinë për personat e dyshuar me “linë e majmunit”

    Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme eanalizoi situatën aktuale lidhur me evidentimin e rastit të dyshuar të lisë së majmunëve në vend. Nga atje thanë se është konstatuar se të gjitha institucionet kompetente janë përfshirë në mënyrë aktive në procesin e analizave epidemiologjike, konfirmimit laboratorik dhe izolimit të rastit të dyshuar.

    Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi vendosjen e masave izoluese/karantine, konkretisht:

    • Izolimi në kushte shtëpie ose spitali të rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve deri në testimin e tyre;
    • Izolimi i rasteve të konfirmuara në kushte shtëpie ose spitalore deri në përfundimin e sëmundjes ose shërimin;
    • Gjurmimi ditor i kontaktit epidemiologjik të rasteve të konfirmuara të lisë së majmunit gjatë periudhës 21-ditore të inkubacionit.
    • KSI rikonfirmoi rekomandimin për Ministrinë e Shëndetësisë për marrjen e të gjitha masave të nevojshme parandaluese.

    Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është dhënë rekomandim për testim të një pacienti nga Kërçova, i cili dyshohet për infektim me linë e mjamunëve, duke shtuar se aktualisht në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar të dyshuar për linë e majmunit.

    Lajmi Paraprak

    Do të ndryshohet Kodi Penal, do të ketë dënime me burg për shkelje të rregullave në trafik

    Lajmi i rradhës

    Si të dalloni nëse produkti juaj është i shëndetshëm sa shkruan etiketa?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë