Mickoski: Nëse Arsovska nuk kërkon falje, drejtorët do ta padisin për shpifje

    “Njerëzit që më njohin e dinë se nuk jam person që kryen presion apo që kërcënon. Falë VMRO-DPMNE-së dhe shkupjanëve, ne arritëm t’i fitojmë zgjedhjet e mëparshme lokale dhe qëndruam për konceptin e Shkupit modern të kandidates së pavarur Danella Arsovska. Unë vetëm dua t’i uroj shumë sukses në punën e saj dhe që projektet që janë pjesë e konceptit për Shkupin modern të realizohen sepse viti i kaluar ka shkuar, por, për fat të keq, nuk kemi parë asgjë nga ato premtime dhe ia kemi bërë të qartë se jemi të zhgënjyer”.

    Këtë e deklaroi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në lidhje me akuzat nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Mickoski deklaroi se nëse Arsovska nuk kërkon falje, drejtorët do të paraqesin kallëzim penal për shpifje.

    “Me sa di unë ata kanë thirrur Komisionin anti-korrupsionit, Prokurorinë dhe organet hetimore për të audituar punën dhe për të dalë me qëndrim në opinionin publik. Nëse Danella Arsovska nuk kërkon falje, me sa kuptoj nga statuset dhe kumtesat e tyre, do të bëjnë kallëzim penal për shpifje dhe njëllosje të imazhit. Por kjo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që gjithçka që ishte pjesë e konceptit për Shkupin modern të realizohet dhe administrata e qytetit do të ketë mbështetje për këtë. Do ta kujtojmë atë që është harruar, dhe atë që është në kundërshtim me konceptin për Shkupin modern, do ta kritikojmë ashpër dhe do ta luftojmë me të gjitha forcat dhe mjetet që i kemi”, theksoi Mickoski.

    Ai shtoi se kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, mbetet Trajko Sllaveski ndërsa shumica në Këshillin e Qytetit sipas tij, është stabile./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Vetëm 8% e qytetarëve i besojnë drejtësisë në Maqedoni”

    Lajmi i rradhës

    MPB jep detaje për vjedhjen e pajisjes kompjuterike në “Bllacë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë