Petrovska paralajmëron modernizim të Armatës

    Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska paralajmëroi furnizim me helikopterë për armatën e Maqedonisë. Në intervistë për TV Sitel ajo informoi se, po punohet oër avion multifunksional me platformë perëndimore. Në atë drejtim tha se janë edhe planet për modernizim të armatës, por edhe plani afatgjatë për zhvillim të aftësive mbrojtëse.

    “Në aspekt të furnizimit të sistemit për mbrojtje kundërajrore, marrëveshja veç më është finalizuar, unë në fillim të shtatorit do të shkojë në Paris në vizitë njëdiotre dhe ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Francës, do të nënshkruajmë këtë marrëveshje. Marrëveshjet e tjera janë në fazë më të avancuar”, theksoi Petrovska.

    Ajo theksoi se me donacionin e tankeve në Ukrainë aspak nuk ka ndikuar ndaj gatishmërisë së armatës, sepse nuk kanë llogaritur fare në to.

    “Bëhet fjalë për gjeneratën e tretë të pajisjes joprosperuese, e cila për kohë të shkurt do të duhej të shkatërrohej. Donacioni nuk ndikon në armatën tonë, ndërsa në procesin e qasjes drejt NATO-s, janë bërë plane të shumta në raport me atë se si duhet të jetë struktura e armatës tonë, por edhe për atë çfarë do të thotë gatishmëri luftarake e armatës tonë dhe çfarë lloj i armatimit ne duhet të posedojmë. Do të vëmë në dispozicion të armatës së Maqedonisë 33 automjete të reja të blinduara. Gjashtë prej tyrer veç më kanë arritur, ndërsa e presim dërgesën edhe të 27 të tjerave”, tha ministrja e Mbrojtes.

    Lajmi Paraprak

    Për një muaj 99 aksidente trafiku në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Përfitimet e panjohura të çokollatës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë