Rasti “Besiana Mehmedi”, publikohet audio incizimi i zënkës ndërmjet profesoreshës dhe studentit (Audio)

    Është publikuar një incizim në Youtube, në të cilin thuhet se është momenti i konfliktit në mes profesoreshës Besiana Mehmedi dhe studentit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, Ardi Lena.

    Në videon e publikuar në Youtube, mund të dëgjohet se konflikti fillon kur profesoresha Mehmedi i kërkon studentit Ard Lena të flasë mësimet që i kanë marrë në orë.

    Pas fjaloses në klasë, përplasja verbale në mes studentit dhe profesoreshës Besiana Mehmedi vazhdon edhe jashtë klasës, ndërsa siç dëgjohet në incizim, ndërhynë edhe shefi i katedrës.

    Ndërkohë studenti Ardi Lena, e ka konfirmuar autenticitetin e kësaj bisede, e cila është vetëm në formatin audio.

    Gjatë ditës së sotme, u raportua se dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që t’i jep vetëm vërejtje me shkrim profesoreshës Besiana Mehmedi.

    Kurse studentët nuk u shprehën të kënaqur me këtë vendim. Ata madje paralajmëruan se do të bojkotojnë ligjëratat e Mehmedit dhe se do të dalin në protesta./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh: BDI kontrollon gjykatat, prokuroritë dhe të gjitha instancat tjera gjyqësore

    Lajmi i rradhës

    Çfarë janë ushqimet pa gluten – pse rekomandohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë