Zv.ministri Rexhepi: Projekti për rrugën në fshatin Kalishtë është ndërprerë nga kryetari i Komunës së Vrapçishtit

    “Projekti për rrugët lokale Kalisht – Gradec – Dobridoll është tërhequr me kërkesë të kryetarit të Komunës së Vrapçishtit”.

    Këtë e tha sot zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, në lidhje me projektin për rrugën lokale në fshatrat Kalisht, Gradec dhe Dobridoll, raporton Nistori. Ai deklaroi se gjatë muajit maj kryetari i Komunës së Vrapçishtit ka dorëzuar shkresë zyrtare në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për tërheqjen e projekeve në fjalë.

    “Në Komunën e Vrapçishtit është përfunduar projekti për rrugë lokale, që është në kuadër të projektit të Bankës Botërore për investime në rrugë lokale. Në maj të vitit 2020 projekti për rrugën lokale Kalisht – Gradec – Dobridoll me shkresë është drejtuar kryetari i komunës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe këta projekte janë tërhequr”, deklaroi zv.ministri Rexhepi.

    Ndryshe, në lidhje me ujësjellësin për fshatin Pallçisht, punimet për të cilin filluan sot, zv.ministri tha se do të realizohet në kohë dhe se banorët e këtij fshati do të kenë ujë të pijshëm./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bashkimi i vetëm e i vërtetë i opozitës që shpëton vendin

    Lajmi i rradhës

    Mjekët dalin në pension, do të mbyllen disa klinika private

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë