Mariçiq: Qeveria mori vendim për stopimin e ndërtimit të qendrës pranuese për të huaj në Bardovcë

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se marrja e vendimit për stopimin e Qendrës për pranim të të huajve në Bardovcë dhe të kërkohet lokacion i ri jashtë vendeve të banuara nuk ishte i lehtë, por, se ishte i nevojshëm që të respektohet kërkesa e qytetarëve.

    “Besoni ky nuk ishte as vendim i lehtë, as diçka që mund të bëhej shpejtë, por e përfunduam me sukses dhe e përfunduam në interes dhe me kërkesë të qytetarëve. Qeveria dje në mbledhje mori vendim për stopimin e ndërtimit të Qendrës pranuese për të huaj në Bardovcë dhe vendim me të cilin ishin të detyruar dy ministritë të kërkojnë lokacion të ri jashtë vendeve të banuara, ashtu siç kërkuan qytetarët e Bardovcës. Mendoj se është kjo një fitore e madhe për qytetarët, por fitore e madhe dhe sukses edhe për Qeverinë sepse nuk mundet Qeveria pa qytetarët, e as qytetarët pa Qeverinë”, deklaroi Mariçiqi pas takimit me qytetarët e Bardovcës të cilët erdhën para Qeverisë që ta përshëndesin vendimin e saj.

    Ministri i Drejtësisë tha se sa i përket kësaj çështje qytetarët kanë pasur dilema dhe frikë dhe se Qeveria ka treguar se dëshiron t’i dëgjojë dhe t’i respektojë ato.

    “Dëshmuam se duam t’i dëgjojmë edhe dilemat dhe problemet dhe frikën e qytetarëve dhe jo vetëm që duam ti dëgjojmë, por duam edhe t’i respektojmë dhe të marrim vendime adekuate që të kenë jetë të qetë dhe të besojnë në institucione. Mendoj se nëse këtë e vazhdojmë si trend, nëse dimë të pranojmë kur ndonjëherë për diçka kemi bërë lëshim dhe nëse i dëgjojmë qytetarët suksesi është i garantuar edhe për qytetarët edhe për ne. Dhe për këtë ju uroj për këmbënguljen tuaj. Do të doja t’u thosha se dyert e këtij institucioni do të mbeten të hapura për të gjitha problemet e juaja dhe për gjithçka që ju duhet edhe si lagje, dhe si komunë dhe gjithsesi si qytetarë të gjithë shtetit”, tha Mariçiq.

    Përfaqësuesit e banorëve të Bardovcës u falënderuan ministrin Mariçiq dhe të gjithë Qeverinë. Ky, theksoi, është sukses i qytetarëve, por, pa ministrin dhe Qeverinë nuk do të arrinim këtë marrëveshje. Ata falënderuan të gjithë banorët, që, siç theksuan, kanë luftuar bashkë me qëllim që të arrihet kjo marrëveshje, të tejkalohen pengesat dhe të gjendet gjuha e përbashkët.Qeveria dje bëri të ditur se në mbledhje ka sjellë vendim për stopimin e ndërtimit të Qendrës së pranimit për të huaj në Bardovcë dhe zhvendosjen e saj në lokacion jashtë vendeve të banuara.Kjo, siç ishte bërë e ditur në fejsbukun e Qeverisë, vjen si përgjigje për kërkesën e qytetarëve të Bardovcës dhe Vollkovës të cilët me muaj protestonin kundër ndërtimit të kësaj qendre.

    Lajmi Paraprak

    Dyshohet se u siguroi viza shengen qytetarëve në këmbim të pesë mijë eurove, arrestohet shtetasi nga Kosova

    Lajmi i rradhës

    Një manual i hartuar nga BE dhe KE në ndihmë për mësuesit “Të jetosh me të diskutueshmen”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë