Marketet shfarosën dyqanet e vogla të lagjeve në Dibër!

    abstract blur in supermarket for background

    Në qytetin e Dibrës kryesisht në lagjet më periferike apo në pjesën e vjetër të qytetit, respektivisht në pjesën e sipërme të Dibrës, para shumë viteve lulëzonin dyqanet e vogla me artikuj ushqimor, të cilat frekuentoheshin shumë nga banorët e lagjeve përkatëse dhe xhiroja tregtare e pronarëve të këtyre dyqaneve kënaqte. Kjo situatë zgjati disa vite me radhë derisa në Dibër filluan të hapen supermarketet e mëdha dhe ku mund të gjesh të gjitha artikujt ushqimor në një vend dhe atë me çmime pak më të volitshme sesa ato dyqanet e lagjeve.

    Me hapjen e marketeve të mëdha siç janë “Kiper”, “Kam Mega Maket”, “Amir Market”, “Stokomak”… konsumatorët si të qendrës së qytetit, ashtu edhe të lagjeve periferike, i “harruan” dyqanet e lagjeve dhe furnizimin e bënin pikërisht në këto markete. Çmimi më i volitshëm, artikuj më të shumë ushqimor, pemë dhe perime të freskëta… janë shkaqet që banorët e qytetit, por edhe të fshatrave të Dibrës si dhe banorët e lagjeve periferike blinin në këta markete të mëdha.

    E gjithë gara për klientët e marketeve fillimisht ishte përqendruar në zonat pranë qendrës së qytetit, aty ku dendësia e popullsisë është më e madhe dhe ku tregtarët detyrohen të mbajnë çmime konkurruese. Pak më vonë, gara u shpërnda gjithandej dhe tash pothuajse në çdo lagje kemi markete të mëdha dhe dyqanet e vogla janë zhdukur.

    Dyqanet e vogla të lagjeve nisën të zvogëlonin dukshëm qarkullimin, ndërsa qytetarët blinin vetëm në raste të shpejtë ose gjëra të vogla. Kjo situatë goditi shumë shitoret e lagjeve, të cilët më parë ishin kryefjala e banorëve. Shumë nga këto dyqane tashmë janë mbyllur, por edhe një pjesë e vogël që ka ngelë, thonë se ka rënë dukshëm xhiroja tregtare dhe e mbajnë me zor sa për mos ngelë pa punë.

    Bajram Xh. është rreth të 70-tave. Ai jeton në lagjen e Varoshit, një lagje që ndodhet në pjesën e epërme të qytetit.

    “Jam rritur në këtë lagje. Gjithçka merrnim e blinim në shitoret që kishim afër. Por tani me hapjen e shumë marketeve të mëdha, ke zgjidhje më shumë. Nusja dhe djali vozisin makinë dhe ata ushqimin e sigurojnë nga marketet e mëdha ngaqë thonë se edhe çmimi është më i volitshëm”, na tregon Bajrami.

    Kjo situatë me dyqanet e lagjeve, pos në qytet, e njëjtë është madje edhe në fshatrat e Dibrës. Shumica e banorëve furnizimin me artikuj ushqimor kryesisht e bëjnë në Dibër në marketet e mëdha, ndërsa në shitoret e fshatrave marrin gjëra të vogla – dy tre artikuj ushqimor.

    Azbiu nga Kosovrasti i Poshtëm thotë se në dyqanin e lagjes blenë diçka të vogël që i duhet për momentin, sepse furnizimin kryesor e bënë në marketet e qytetit Dibër.

    “Kemi zgjidhje në markete, i shohim çmimet, por ka edhe laramani ushqimesh”, shton ai.

    Bashkëbiseduesi jonë tregon se në Kosovrast të Epërm janë mbyllur disa shitore që kanë qenë në fshat e që më parë kanë pasur shumë punë. Hapja e marketeve të mëdha solli edhe zgjedhje të mëdha për konsumatorët, ka oferta javore, por goditi ekonomitë e vogla – konkretisht dyqanet e lagjeve dhe fshatrave, të cilët vite më parë ishin më të frekuentuara nga ata shitore që gjendeshin në qendër të qytetit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Parkingu në Tetovë — premtime pa fund, zgjidhje pa vend

    Lajmi i rradhës

    Hiqni lagështirën nga shtëpia me këto metoda natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë