Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka foluar para medias pas takimit në Bruksel me kryeministrin serb Aleksandar Vuçic, duke shprehur se duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit të Qeverisë sonë e të Biden që ta bëjmë këtë marrëveshje, përcjell Nistori.
“Unë theksova që në kuadër të mandatit të përfaqësuesit të lartë Borrell dhe Biden do të duhej të bëhet marrëveshja. Sa më herët që bëhet, aq më kollaj dhe më mirë. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit të Qeverisë sonë e të Biden që ta bëjmë këtë marrëveshje brenda kësaj kohe sa zgjat mandati i këtyre zotërinjve”, ka deklaruar Kurti.
Kurti theksoi se qeveria ka filluar me paditë e para për gjenocid ndaj Serbisë, duke u bërë thirrje të gjithë institucioneve për dokumentim. Ai tha se koha do të varet për nga shpejtësia e procesit të dokumentimit. /Nistori/