Masa ndëshkimore ndaj tetë automjeteve për transport publik në Tetovë për defekte në frena dhe mungesë pajisjesh

    Fotografia: Ilustruese

    Punonjësit e policisë në SPB Tetovë, sot (1 dhjetor) nga ora 08:00-11:00, kanë kryer kontrolle ndaj automjeteve për transport, përkatësisht autobusëve për transport publik dhe furgonave në këtë zonë dhe kanë hasur parregullsi në to, njofton Nistori.

    Nga SPB thonë se gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 8 automjete me defekte teknike (TE-3 dhe GV-5), prej të cilëve gjashtë prej tyre (TE-3 dhe GV-3) kishin defekte në frena, 1 me defekte në pajisjet e drejtimit (GV) dhe 1 (GV) nuk e ka kryer kontrollin teknik.

    Të gjitha mjetet e kontrolluara me defekte janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe ndaj drejtuesve të mjetëve dhe përgjegjësve të kompanive, si dhe personave juridikë do të vijojnë parashtresat përkatëse penale. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 4 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-2 dhe GV-2). /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria kritikohet nga mjekët amë në lidhje me stimulimin e qytetarëve për tu vaksinuar

    Lajmi i rradhës

    Rreth 100 shtëpi të dëmtuara nga vërshimet në Kërçovë! Komisioni vlerëson dëmet në terren

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë