Masat kufizuese kundër Covid-19 përplasin pushtetin dhe opozitën

    VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se pasi dështoi me imunizimin e popullsisë, vendos masat represive për mbrojtje nga Koronavirusi. Nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski thotë se pushteti është përgjegjës për fiaskon e pësuar gjatë luftës me pandeminë.

    Koha nuk u shfrytëzua edhe gjatë verës që të bëhet imunizimi i popullsisë dhe tani shkohet me masa të dhunshme, të cilat i shohim e që janë masa represive dhe jo sipas vullnetit, që dëshmon një fiasko totale në ballafaqimin me Korona Virusin dhe me gjithë këtë Pandeminë, andaj përgjegjësia më e madhe për këtë çështje është tek pushteti”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

    Nga ana tjetër, LSDM akuzoi VMRO-në se nxit mosrespektimin e masave. Socialdemokratët gjithashtu akuzojnë opozitën maqedonase për organizimin e protestave të mbajtura ditë më parë, kundër vaksinimit dhe masave anti Kovid. Sipas partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE dhe “E Majta” organizuan protesta ku u përdor gjuha e urrejtjes dhe fyerjet ndaj mjekëve dhe personelit mjekësor.

    Porositë nga protestat, ikonografia identike me mitingjet opozitare, sulmet ndaj ministrave aktual, dëshmojnë se pas këtyre protestave qëndron VMRO-DPMNE dhe ‘E majta’, të ndihmuar nga lëvizja ‘Bojkotoj’. Pikërisht VMRO-DPMNE dhe ‘E Majta’ fuqishëm kundërshtonin masat e reja për mbrojtjen e shëndetit dhe gjithë kohën gjatë pandemisë veprojnë kundër rekomandimeve, hapur duke nxitur mosrespektimin e masave”, thonë nga LSDM.

    Ditë më parë, një grupe qytetarësh protestuan para Kuvendit, kundër masave të paralajmëruara nga Qeveria për mbrojtjen nga Covid 19. Në këtë protestë u adresuan edhe fjalë fyese ndaj mjekëve dhe personelit mjekësor. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Pushteti nuk dëshiron reforma zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Ka një arsye të rëndësishme pse ushqimet e mbetura nuk duhet të mbështillen kurrë në letër alumini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë