“MASh-i të na mbledh për festa e jo për protesta”

    Para katër viteve pandemia që mbërtheu globin dhe la shumë pasoja tek qytetarët, zbehu bukur edhe jetën studentore. Nga amfiteatrot u transferuan para laptopit në shtëpi, nga bibliotekat e qyteteve dhe konvikteve në dhomën e tyre të mbyllur dhe të vetëm si dhe nga atmosfera nëpër konvikte me debate dhe organizimet e festave, në shtëpi pa kontakte të shpeshta me kolegët dhe shokët tjerë. Sot, pas katër viteve çdo gjë është ndryshe, në konviktet e vendit janë rikthyer ngjyrat, ku si duket nga festat e organizuara të gjitha janë lënë pas, duke mos thënë se pandemia është harruar tashmë.

    Gazeta Koha pas një vizite në konviktin shtetëror studentor “Pellagonija”, pos kushteve pa një ndryshim të madh të atmosferës në konvikt. Studentët nga atje thanë që organizimet e festave, debatet dhe bisedat e vonshme janë ato që karakterizojnë jetën studentore. “Nuk dua ta kujtoj periudhën e pandemisë, tashmë çdo gjë është harruar. Me të vërtetë po e shijojmë jetën studentore edhe në periudhën e provimeve, i vetmi ndryshim që duam janë kushtet më të mira”, tha njëra nga studentet dëshiroi të mbetet anonime.

    Nga bisedat që gazeta Koha bëri me studentët, kuptoi që “sabotatori” i festave është Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Studenti SH.A tha që si pasojë e problemeve të një pas njëshme nga MASh-i, nuk po mund ta shijojnë jetën studentore aq sa duhet.

    “Pakujdesia e MASH-it në lidhje me subvencionet, bursat e konviktet, nuk po na lënë të qetë as në kohën e provimeve. Me të vërtetë jemi lodhur nga pandemia, tani duhet ta shijojmë jetën studentore. Duam vetëm aq sa na takon, sa për të mbuluar shpenzimet e semestrit dhe kushtet bazë në konvikte. Mendoj që MASH-i duhet të na mbledh për festa e jo për protesta”, tha ai.

    Nga ana tjetër, pandemia “frikësoi” të gjithë jo vetëm nga ana shëndetësore e psikike, por edhe nga aspekti i socializmit me të tjerët. Megjithatë, gjatë një bisede në mensën e konviktit, njëra nga studentet atje tha se pas periudhës së distancimit dhe izolimit, studentët u adaptuan menjëherë dhe u risocializuan mes vete. “Dikur uleshim vetëm nga dy veta në tavolinat e mensës, tani mbushemi plot. Kjo të jep kënaqësi, madje bën të mos e ndjesh nevojën e shtëpisë. Kam menduar që pas pandemisë do të distancohemi, mirëpo bisedat e vonshme vazhdojnë edhe më mirë seç kanë qenë. Sigurisht duke mos anashkaluar edhe kohën për mësim”, tha njëra nga studentet. Kështu pothuajse të gjithë u pajtuan se pas pandemisë kanë bërë ndryshime të mëdha në jetën e tyre, por që janë adaptuar më shpejt sa që e kishin menduar. Ndryshe, çdo vit studentët ankohen për kushtet e mjerueshme në konviktet studentore për tualete të prishura, mure të mykura, minj, dhe insekte të ndryshme që bredhin në hapësirat e konvikteve. Sipas tyre, përveç kushteve të mjerueshme, po ashtu edhe ushqimi në konvikte është shumë i keq si dhe era e keqe e cila kundërmon pothuajse tërë kohën në numrin më të madh të konviktit.

    Lajmi Paraprak

    Sa e rrezikshme është të mos e ndërroni kurrë jastëkun tuaj?

    Lajmi i rradhës

    Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill, rrethi i dytë bashkë me parlamentaret më 8 maj

    Lajme tjera

    RMV, ditë jo pune

    Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat, 8 shtatori (e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë