MASH: Përfundon përpunimi i materialeve të reja për mësim

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot kumtoi se përfundon përpunimi I materialeve të reja për mësim për klasë të parë dhe të katërt, në pajtim me programet e reja të miratuara mësimore të parapara me Konceptin e ri për arsim fillor. Paralajmëron se gjatë periudhës së verës do t’I prezantohen opinionit dhe do t’u dërgohen mësimdhënësve me qëllim të njohjes me kohë dhje përgatitjes për mësim në vitin e ri shkollor.

    Gjorgji Bozhinov, theksojnë në kumtesë, është një nga ilustratorët dhe dizejnatorët të cilët përmes konkursit publik të Byrosë për zhvillim të arsimit janë zgjedhur të punojnë në përmbajtjen ilustruese në materialet e reja për mësim për klasë të parë dhe të katërt.

    Bozhinov thotë se është sfidë të punohet në libra për fëmijë dhe se për here të parë është angazhuar në vendin e tij. Deri më tani, theksojnë nga MASH-I, angazhimet e tij kryesisht kanë qenë për përpunim të ilustrimeve në material edukative, kryesisht jashtë vendit.

    “Punoj në shoqëri dhe gjuhë maqedonase për klasë të parë. Sipas meje, mendoj se fëmijët në klasë të parë më shumë I tërheqë ngjyra dhe prandaj në ilustrimet e mija janë përfaqësuar ngjyrat më pastele dhe të fuqishme të cilat fëmijëve u lënë ndonjë foto memorje dhe më pas dine të njohin lëndë”, e transmeton MASH-I deklaratën e Bozhinovit, I cili shton se më tërheqëse për nxënësit në këtë moshë është mu ilustrimi I cili më së shumti mund t’u ndihmojë të mësojnë gjëra konkrete, si të udhëhiqen dhe të lidhin tekstin me ilustrimin.

    Siç thekson Bozhinov, në librin e gjuhës maqedonase ka ilustrime ku disa pjesë nuk janë ngjyrosur deri në fund dhe qëllimisht janë lënë nga ilustratori dhe nga dizejnatori që fëmija të plotësojë disa gjëra ku nevojitet.

    “Materialet e reja për mësim janë përpunuar në pajtim me programet e miratuara mësimore të cilat duhet të sigurojnë interaktivitet më të madh gjatë mësimit dhe ta nxisin të menduarit kreativ dhe kritik tek nxënësit. Përndryshe, të gjitha ndryshimet janë paraparë me Konceptin e ri për arsim fillor të miratuar përmes debatit të gjerë publik me ç’rast është marrë parasysh mendimi I të gjithë faktorëve të involvuar, e posaçërisht edhe I opinionit të ekspertëve. Implementimi fillon në mënyrë etapore me fillimin e vitit të ri mësimor në klasë të parë dhe të katërt./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Lumenjtë e ndotur, rrezik për shëndetin e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Cvetkovski: Partitë politike kësaj radhe më herët në terren për të fituar votat e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë