“Mbetet në fuqi pezullimi për Mustafa Hajrullahin”

    Këshilli i Prokurorëve Publikë në RMV konfirmoi vendimin e prokurorit Ljupço Kocevski për suspendimin e prokurorit Mustafa Hajrullahi. Vendimi është marrë me shtatë vota “pro” dhe një “kundër”.

    Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë konfirmuan sot vendimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kotsevski për suspendimin e prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi ndërsa ndaj tij vazhdon procedimi penal. Këshilli e hodhi poshtë ankesën e Hajrullahit si të pabazuar.

    “Konfirmohet vendimi me të cilin prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi tërhiqet nga pozita e prokurorit publik derisa ka procedurë penale ndaj tij”, tha sot kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrievska.

    Anëtarja e Këshillit, Keti Petkova, nga ana tjetër, konsideron se vendimi duhet të ndryshohet, pasi sipas saj, prokurori publik Kocevski me vendimin për suspendimin e Hajrullahit e shkel Ligjin për Prokurorinë Publike.

    “Është e papranueshme që shkak për suspendim të jetë akuza penale për mobbing”, tha Petkova.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e peshës dhe përmirësojnë metabolizmin

    Lajmi i rradhës

    Kremlini thotë se ShBA-ja po “hedh benzinë mbi zjarr” pasi Biden ia lejoi Kievit të godasë më thellë në Rusi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë