Mbi 100 milionë qytetarë në BE përballen me rrezikun e varfërisë

    Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Europian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar.

    Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së për vitin 2020.

    Sipas kësaj 21,9 për qind e qytetarëve në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar, ndërsa gjithsej 96,5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë.

    Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania (35,8 për qind), Bullgaria (33,6 për qind), Greqia (27,5 për qind) dhe Spanja (27 për qind).

    Vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Republika Çeke, me 11,5 për qind, Sllovakia me 13,8 për qind, Sllovenia me 14,3 për qind dhe Holanda me 15,8 për qind.

    Shkalla e varfërisë në fjalë u regjistrua si 22,5 për qind në Gjermani, 18,9 për qind në Francë dhe 20,4 për qind në Belgjikë.

    Lajmi Paraprak

    “Drama po i afrohet momentit të së vërtetës, për veriun e Kosovës ka vetëm një skenar”

    Lajmi i rradhës

    MPB: Janë paraqitur raste rahje, agjitim, mito dhe shpalosje e simboleve partiake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë