Mbi 250 intelektualë shqiptarë me letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese: mos shfuqizoni përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe

    Mbi 250 intelektualë shqiptarë kanë nënshkruar një letër të hapur e cila i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut lidhur me Ligjin për Gjuhët për të cilin pritet gjykata të vendosë me 11 dhjetor, ata kërkojnë nga gjykata që të veprojë me profesionalizëm dhe jo vendimi të jetë i motivuar politikisht, sepse siç thonë, vendimet arbitrare sjellin pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike.

    “Nga sa kemi pasur rastin të dëgjojmë nga Ju, të nderuar Gjyqtarë, si dhe nga disa përfaqësues të lartë politikë (si, për shembull, deklaratat e Kryeministrit Mickoski, i cili pohon se do të abrogohen vetëm dy-tre nene të ligjit në fjalë), kemi arsye të dyshojmë se mund të bëheni pjesë e realizimit të një skenari me motive politike, që ka për qëllim pikërisht atë që po deklarohet haptas në nivelin më të lartë shtetëror”, thuhet në letër.

    Ata theksojnë se duke pasur parasysh pozitën dhe rolin gjyqtarët kanë, i cili sipas Kushtetutës është i pavarur dhe pa ndikime politike, vazhdojnë të shpresojmë se nuk do të lejojnë realizimin e skenarëve të tillë, të cilët cenojnë ndjenjat e çdo qytetari shqiptar.

    “Një veprim i tillë do të fundoste besimin e qytetarëve, veçanërisht të atyre shqiptarë, në funksionimin e institucionit që ju përfaqësoni dhe që pritet të marrë vendime në mënyrë të pavarur, sipas bindjeve tuaja, bazuar në Kushtetutë dhe ligj, e jo sipas ndikimeve politike ngado që të vijnë ato”, thuhet në letër.

    Ata përmes letrës përkujtojnë se e kaluara e punës së Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar tensione e pakënaqësi, kurdo që ka marrë vendime të njëanshme dhe arbitrare, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara në rrugë institucionale.

    Ata madje shprehën edhe mospajtim dhe indinjatë lidhur me vendimin për eliminimin e deklarimit të përkatësisë etnike.

    “Çdo tendencë me të cilën synohet, qoftë edhe në mënyrë të sofistikuar, të ndryshohet karakteri i shtetit dhe ta shndërrojë përfaqësimin e drejtë vetëm në fjalë në letër, nuk i ndihmon kohezionit ndëretnik dhe besimit të ndërsjellë në shtetin tonë multietnik”, thuhet në letër.

    Në mesin e nënshkruesve janë edhe tre rektorët e universiteteve në gjuhën shqipe në RMV: Jusuf Zejneli i Universitetit të Tetovës, Izet Zeqiri i Universitetit “Nënë Tereza” dhe Abdylmenaf Bexheti i Universitetit të Evropës Juglindore.

    Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar letër deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO.

    Në vigjilje të seancës së Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të merret vendim mbi kontestimin e Ligjit për Gjuhët, përmes letrës, integristët kërkojnë nga BE-ja NATO dhe SHBA-të që të reagohet me kohë, që të parandalohet vendimet shfuqizuese të Kushtetuese, me qëllim që të ruhet Marrëveshja e Ohrit, në të kundërtën, thonë se do të minohet paqja, do të rrezikohet procesi eurointegrues dhe do të hapet rruga për paraqitje të akterëve destabilizues për vendin.

    Në vijim, letra e plotë e BDI-së drejtuar SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s:

    Marrëveshja Paqësore e Ohrit, e nënshkruar në vitin 2001, ka qenë një nga marrëveshjet më të suksesshme të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, duke siguruar stabilitet dhe bashkëjetesë në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada. Në thelb të saj qëndron Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, një shtyllë e barazisë që garanton të drejtat gjuhësore dhe reflekton kompromiset delikate që mbështesin paqen në vend.

    Lajmi Paraprak

    Shpopullimi e plakja, në buzë të greminës

    Lajmi i rradhës

    ShBA gati të mbyllë TikTok-un, ja çfarë ndodhi në Indi kur rrjeti social me 200 milionë përdorues u fik përgjithmonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë