Mbi 4 milionë denarë për pagesa të dyshimta në Lotarinë Shtetërore, mes tyre edhe aktivistë partiak

    Lotaria Shtetërore e Maqedonisë është vënë në qendër të një skandali të ri pasi në publik kanë dalë dokumente që zbulojnë shuma të mëdha parash që u paguhen bashkëpunëtorëve të jashtëm. Sipas dokumenteve që redaksia e Infomax-it ka pasur në dispozicion, bëhet fjalë për angazhime të personave që i kushtojnë kompanisë shtetërore mbi 4 milionë denarë çdo muaj.

    Në listat e Lotarisë Shtetërore shfaqen emra të njohur nga jeta publike dhe politike. Mes tyre janë: 

    • Boris Damovski, regjisor dhe aktivist i njohur – shumë neto prej 45.000 denarësh. 
    • Adelina Tahiri, këngëtare – shumë neto prej 45.000 denarësh. 
    • Kristian Stankovski (Bombakis), influencer – shumë neto prej 40.000 denarësh. 
    • Borçe Davitkovski, profesor në Fakultetin Juridik – shumë neto prej 45.000 denarësh. 
    • Gligor Çatmov, ish-anëtar i VMRO-DPMNE-së – shumë neto prej 27.300 denarësh. 

    Sipas informatave të Infomax-it, një pjesë e madhe e personave të angazhuar janë të rinj rreth të njëzetave, kryesisht anëtarë dhe aktivistë të partive në pushtet. 

    Edhe pse Lotaria Shtetërore, si ndërmarrje në pronësi shtetërore, është e obliguar ligjërisht t’i publikojë të gjitha pagesat në sistemin “Open Finance”, këto emra dhe shuma nuk mund të gjenden aty. 

    Këto pagesa, siç thonë nga portali, ndodhin në një periudhë kur kompaninë e drejton Aleksandar Klimovski, profesor në Fakultetin Juridik, i cili u emërua drejtor më 5 gusht 2025. Klimovski më herët ka qenë pjesë e ekipit të bashkëpunëtorëve të kryeministrit Hristijan Mickoski në VMRO-DPMNE. 

    Kujtojmë se Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë edhe të Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Me revizionin e kryer për vitin 2024 është shprehur mendim i pafavorshëm lidhur me realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

    Ndryshe, më 17 dhjetor 2024 Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike kundër ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski dhe ish-drejtorit të Lotarisë së RMV-së Përparim Bajrami dhe pesë personave të tjerë për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat”.

    Lajmi Paraprak

    Misajlovski, mbështet idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në RMV

    Lajmi i rradhës

    MSh: projektligji për mbrojtje nga duhani nuk është goditje për gastronominë, por mbrojtje e së drejtës për një vend pune të shëndetshëm

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë