Mbi 40% më shumë se vitin e kaluar ishin të prekur nga gripi në RMV

    Që nga fillimi i sezonit të gripit deri më tani janë regjistruar mbi 19 mijë raste të të prekurve e që është për 40.9 % më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndërsa, këtë sezon 4 persona kanë humbur jetën nga gripi, por të shoqëruar edhe me sëmundje të tjera. Sa i përket javës së kaluar është shënuar ulje prej 15 për qind të gripit, por në dallim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar është regjistruar rritje katër fish më shumë.

    “Në krahasim me javën e kaluar kemi ulje për 15.4 për qind, por në lidhje me numrin e regjistruar këtë javë krahasuar me javën e nëntë nga sezoni i kaluar kur numri ishte 641, është rritur për katër herë, ndërsa në dallim me javën e nëntë në 14 sezonet e fundit është rritur për 38.4 për qind”, tha Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

    Mjekja Safjane Bellçishta thotë se sezoni i gripit ende vazhdon, por tani me rritjen e temperaturave janë bashkangjitur edhe alergjitë pranverore, që sjell disa komplikime tek pacientët. Alergjitë më së shumti prekin fëmijët.

    “Alergjitë më tepër i prek ata persona që e kanë sistemin imunitar të dobët. Më tepër i prek fëmijët e porsalindur dhe disa që kanë trashëgimi prej prindërve të tyre që e kanë sistemin imunitar të dobët, si dhe fëmijët prej moshës 5 vjeçare deri në moshën 15 vjeçare, kur është ndryshimi i hormoneve, kur fillon puberteti atëherë i bashkëngjitet alergjia me një shpejtësi më të madhe tek ata persona”, deklaroi Safjane Bellçishta, mjeke amë.

    Bellçishta thotë se këta pacient në momentin që vërejnë simptomat e para të alergjive, duhet në kohë të shkojnë për vizitë tek mjeku, në mënyrë që të parandalohen komplikimet e mundshme. Pasi me paraqitjen e alergjive rrezikojnë që të ngjiten edhe bakterie të ndryshme, parazitë, ose të kalojë në asmë bronkiale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fronti Europian nuk do të qëndrojë duarkryq nëse preket ligji për shqipen në Kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Siljanovksa i përgjigjet ashpër Kasamit për emërimin e rrugëve në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë