“Më mirë për Tetovën”: Do të jemi korrektorë të partive politike (Video)

    Sot nisma “Më mirë për Tetovën” në qendër të Tetovës ka zhvilluar aktivitetin e radhës në vigjilje të fushatës zgjedhore. Nisma ka shpërndarë platformën në lidhje me atë se çfarë do të kërkojnë këshilltarët e tyre gjatë mandatit katër vjeçar në komunën e Tetovës. Ata kanë biseduar me qytetarët për sugjerimet dhe kërkesat se si mundet ta bëjnë Tetovën më mirë, thonë nga nisma, njofton Nistori.

    “Aktiviteti i ditës së sotme është kontakti me qytetarët, me qëllim që të dëgjojmë, ashtu siç bëmë në ditët tjera. Ishte një atmosferë e këndshme që na jep ende më shumë dëshirë që të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe punën vullnetare. Kemi shpjeguar programin, kishte momente interesante kur njerëzit na shikonin se u afroheshim, hezitonin të na dëgjonin, por në momentin që u tregonim se nuk jemi parti politike, atëherë ndaleshin dhe na dëgjonin. Kjo tregon që kemi ba diçka të mirë që ka qenë e shumë pritur prej banorëve të Tetovës”, shprehet Elmedina Abdulahi, kandidate në listën e këshilltarëve të nismës.

    Ajo shprehet se nisma nuk përqëndrohet që në të ardhmen të bëhen parti politike, por ta rregullojnë qytetin, sepse Tetova ka nevojë të rregullohet dhe të del nga kjo gjendje e mjerueshme. Do të jemi korrektorët e partive politike, shprehet Abdulahi.

    Nisma ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave të malësisë dhe fshatit Xhepçisht, ku kanë dëgjuar hallet dhe kërkesat që kanë këta banorë.

    Përndryshe, nisma këto zgjedhje lokale garon vetëm me listën e këshilltarëve nën numrin votues 93. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përjashtohet nga puna punonjësi që urdhëroi të hidhen mbeturinat në rrugën Zhelinë-Strimnicë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Brokoli të Pjekur Në Furrë në Vetëm 20 Minuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë