Më pak gra në politikën e RMV, pavarësisht zgjedhjes së një presidente grua

    Në zgjedhjet e vitit të kaluar Maqedonia zgjodhi presidenten e parë grua, por nga ana tjetër pjesëmarrja e grave në Parlament ra në 39,2 për qind (47 gra nga gjithsej 120 deputetë), 4 më pak se në përbërjen e mëparshme, kur përfaqësimi i grave arriti në 42,5 për qind. Analiza në publikimin më të fundit “Gratë dhe burrat”, realizuar nga Enti Shtetëror i Statistikave në bashkëpunim me Programin e UN Women “Promovimi i Qeverisjes së Përgjegjshme Gjinore në RMV” i financuar nga Suedia, nënvizon se pas zgjedhjeve të vitit 2024, ka vetëm 3 ministre gra nga gjithsej 18 ministri dhe 5 zëvendëskryeministra, që përbën një përfaqësim prej 12,5 për qind ​​dhe është një grua më pak se në qeverinë e mëparshme.

    Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, nga gjithsej 27 kandidate gra, dy gra u zgjodhën kryetare bashkie nga gjithsej 81 kryetarë bashkie, për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

    Analiza e përgjithshme e përfaqësimit gjinor në këshillat komunale dhe Qytetin e Shkupit pas formimit të tyre tregon se gjithsej 1347 anëtare të këshillave u zgjodhën në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Nga këta, 856, ose mbi 63 për qind janë burra dhe 491 ose mbi 36 për qind janë gra.

    “Kjo statistikë tregon se një kuotë gjinore prej të paktën 40 për qind e kandidatëve në listat zgjedhore për këshillat komunale, ose Këshillin e Qytetit të Shkupit, të jenë persona të gjinisë më pak të përfaqësuar, ka përmirësuar deri diku balancën gjinore në pjesëmarrjen politike. Pavarësisht kësaj, duhet theksuar se nga 80 këshilla komunale dhe një këshill qyteti, vetëm në një komunë këshilltaret gra janë të përfaqësuara në përqindje më shumë se këshilltaret burra”, vërehet në publikim. Si shembull merret Këshilli i Komunës së Konçes, ku u zgjodhën pesë gra, krahasuar me katër burra, ose 55,6 për qind janë këshilltare gra, krahasuar me 44,4 për qind janë këshilltarë burra. Vetëm një grua u zgjodh në dy këshilla komunale, përkatësisht në Këshillin e Komunës Qendër Zhupë, ku ka 10 këshilltarë meshkuj, ose 90,9 për qind , kundrejt një këshilltareje femër, ose 9.1 për qind , dhe në Këshillin e Komunës Plasnicë, ku u zgjodhën tetë këshilltarë meshkuj, ose 88,9 për qind , kundrejt një këshilltareje femër, ose 11 për qind .

    “Duke shqyrtuar trendet në arsim, punësim, shëndetësi dhe vendimmarrje, ky botim ofron një perspektivë të nuancuar mbi progresin dhe pengesat në punën e barazisë gjinore. Ai shërben si një mjet thelbësor për politikëbërësit, studiuesit dhe avokatët e përkushtuar për krijimin e një shoqërie të barabartë ku mundësitë dhe rezultatet nuk përcaktohen nga gjinia”, thuhet në hyrjen e publikimit. /Koha/

    PËRFAQËSIMI:

    • Pjesëmarrja e grave deputete në Parlament: 39.2 për qind
      Pjesëmarrja e grave në pozicione të larta drejtuese (borde drejtorësh/menaxherë ekzekutivë): 31.7 për qind
      Pjesëmarrja e grave në pozicione të larta drejtuese, në kompani të listuara në bursë, anëtare të bordit: 29.5 për qind
      Pjesëmarrja e grave në pozicione në Qeveri: 12.5 për qind
    Lajmi Paraprak

    Kohë e humbur apo e shfrytëzuar? “Të mos lejojmë teknologjinë të na marrë fëmijët” (Video)

    Lajmi i rradhës

    NGËRÇ NË IPGJ! ZGJIDHJE LIGJORE APO SHANTAZH POLITIK?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë