Më pak se një mijë persona do të shkojnë në Haxh nga Maqedonia

    Qabja

    Nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pelegrinazh këtë vit do të nisen 919 besimtarë, deklaroi për MIA-n, Irsel Jakupi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së.

    “Besimtarët do të udhëtojnë me 27, 29 dhe 30 qershor me pesë fluturime çarter Shkup-Xheda. Më i madhi prej tyre është 65 vjeç, ndërsa më i vogli 7 dhe 8 vjeç, fëmijë që udhëtojnë me prindërit e tyre, shtoi Jakupi.

    Sipas tij, sa i përket Myftinisë së Dibrës, e cila mbulon komunën Dibër, Qendër Zhupë dhe zonën e Rekës, komuna e Mavrovës Rostuseh, këtë vit në haxhillëk do të shkojnë 12 besimtarë.

    Kthimi i besimtarëve pas ekzekutimit të shtyllës së pestë të Islamit – haxhit do të jetë më 21, 22 dhe 25 korrik, Medine-Shkup.

    Lajmi Paraprak

    “Maqedonia e Veriut dhe Ukraina një ditë do t’i bashkohen BE-së”

    Lajmi i rradhës

    “Tre prioritetet e RMV-së: realizimi i projekteve energjetike, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë