Me telemedicinë janë kontrolluar 536 pacientë, pilot projekt i UNICEF në Maqedoni

    Në Maqedoni tashmë kryhen ekzaminime duke përdorur telemjekësi. Nga tetori 2022 deri në shtator 2023, janë kryer afërsisht 536 ekzaminime shëndetësore në distancë me projektin e telemjekësisë të UNICEF-it dhe partnerëve të tjerë, ka treguar për skd.mk zyra e UNICEF-it në Shkup, përcjell TV21. Projekti pilot ka treguar se pajisjet janë efektive për të ofruar një alternativë ndaj konsultimeve tradicionale shëndetësore ballë për ballë në rastet kur prania fizike nuk është e mundur ose e domosdoshme.

    Përdorimi i pajisjeve është treguar se ndihmon në parandalimin e çuarjes së panevojshëm të pacientëve në nivele të ndryshme të shërbimeve shëndetësore, për të ulur barrën në sistemin shëndetësor, për të shpëtuar familjet nga kostot financiare kur udhëtojnë për të marrë shërbime, për të mbështetur familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe pacientë me probleme në lëvizje.

    Lajmi Paraprak

    Lojtarët e Barcelonës refuzojnë të prekin fanellën me numër 10

    Lajmi i rradhës

    Ushtria e RMV-së feston 32 vjetorin e themelimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë