Me vite u premtohet ujësjellësi banorëve të Straçincës, komuna e Gazi Babës nuk jep afat kohor

    Ja prej këtu vjen dhe këtu kemi motorin që është i lidhët dhe pastaj prej këtu motori e çon në basen atje lart, e nga baseni shpërndahet nëpër fshat.
    -Pra ky është baseni lart që e keni ndërtuar ju?
    -Po ne, fshati e kemi ndërtuar edhe prej lart shpërndahet nëpër fshat.
    -Tash sa vjet?
    -I ka 40 vjet.

    Uji nuk arrin te shtëpitë lart në fshat.

    Verës nuk ka, atëherë është problem, muaji korrik, gusht. Kemi ujë deri kah muaji i katër-pesë.
    -E pastaj verës si ia bëni?
    Verës ja vijmë te çezma, sepse këtu ka non-stop ujë, por nëpër shpija që janë më lart nuk ka, ndërsa ato që janë më poshtë ndër fshat ata kanë ujë, ndërsa ne që jemi më lart nuk kemi ujë verës.

    Para vërshimeve në vitin 2016, banorët thonë se ka pasur më shumë ujë dhe janë furnizuar nga kjo çezme edhe për pije edhe për ujitje.

    Deri 2016 kemi pasur shumë ujë, gjithë fshati jemi bërë idare, kemi mbjellë duhan, shalqi, por prej 2016 kur u bënë vërshimet humbi uji, se ka pasur shumë. Sigurisht damarët e ujit se ky ujë është që 100 vjet a kush e di që sa, as pleqtë nuk e dinë, nuk ndalet kurrë hiç.

    Një banorë tjetër thotë që kushtet jo të mira siç është edhe mungesa e ujit, ka bërë që të rinjtë të shpërngulen nga fshati.

    Shpresoj që të realizohen problemet kyçe që e shqetësojnë gjithë fshatin, sepse kjo ka qenë shkas për shpërnguljen e shumë të rinjve.

    Nga komuna e Gazi Babës premtojnë se do ta zgjidhin problemin, por nuk dhanë ndonjë afat kohor.

    “Janë përcaktuar mjete në buxhetin e komunës dhe për momentin departamenti kompetent i administratës komunale është duke bërë përgatitjet e nevojshme në drejtim të sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e projektit”, thonë nga Komuna e Gazi Babës.

    Me vetëfinancim banorët e Straçincës rregullojnë po ashtu çdo defekt të këtij sistemi ujësjellës që siç thonë u kushton qindra e ndonjëherë edhe mijëra euro. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Rritja e moshës për pensionim, reformë e dhimbshme

    Lajmi i rradhës

    Pesë mënyra efektive se si të përdorni limonin për pastrim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë