Memedi: dje nuk ishte kongres, por një gjymysh spektakël alla Taravarçe

    Nënkryetar i ASh-së krahu i Ziadin Selës, Remzi Mehmedi e ka cilësuar si të paligjshëm kongresin e djeshëm të jashtëzakonshëm të ASh-së që e organizoi Arben Taravari. Mehmedi tha se në mungesë delegatësh nuk ka kongres, që nënkupton se nuk ka as vendime legjitime, përcjell Nistori.

    “Dje nuk kishte kongres Aleanca për Shqiptarët, as të rregullt e as të jashtëzakonshëm, por një gjymysh spektakël alla Taravarçe, një farsë të turpshme me qëllim të manipulimit të opinionit. Të drejtat, obligimet dhe rregullat e sjelljes brenda Aleancës për Shqiptarët janë të shkruara në Statutin e Aleancës për Shqiptarët. Per tu quajtur kongres ahengu i djeshëm duhej pjesëmarrës të ketë delegatët e kongresit të zgjedhur në Kongresin e rregullt të ASh në vitin 2022 dhe që janë të regjistruar në Gjykatën Themelore të Tetovës, mandati i të cilëve me statut zgjat katër vite, pra deri në vitin 2026. Për tu quajtur i rregullt, vendimin për tu shpall Kongresi i rregullt e merr Kuvendi i Partisë dhe vendim të tillë nuk ka. Për tu quajtur i jashtëzakonshëm përsëri duhet të thirren delegatët që janë të deleguar dhe mandatuar nga anëtarësia e ASh-së. Dje nuk kishte delegatë ahengu por kishte njerëz, edhe nga partitë tjera një pjesë e madhe e të cilëve e kanë luftuar në frymë e në gërmë Aleancën për Shqiptarët, kurrë anëtarë të saj s’kanë qenë dhe as kanë për të qenë, ishin toge pushkatimi që bashkë me Arben Taravarin po bënin përpjekjen e fundit për të ekzekutuar Aleancën për Shqiptarët. Natyrisht që nuk do të t’ia arrijnë. Për më shumë mënyrën se si zgjidhen delegatet e kongresit e përcakton neni 25 i statutit në fuqi. Ne mungesë delegatësh s’ka kongres, në mungesë delegatësh s’ka vendime legjitime e as legale, prandaj farsa e djeshme ngelet farsë e asgjë më shumë”, tha Mehmedi, nënkryetar i ASh-së së Selës.

    Sipas tij, duke patur parasysh se nuk ka një vendim të plotfuqishëm të gjykatës, kongresi mbahet me shumicën e delegatëve të regjistruar në gjykatë nga kongresi i fundit zyrtar dhe legjitim. Kjo shumicë ishte vetëm vetëm në kongresin e IV ku Ziadin Sela u zgjodh kryetar. Ndërkaq dje edhe vetë Taravari e pranoi se ka mbajtur një tentim për kongres. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A guxoni të hani ushqime deti gjatë shtatzënisë?

    Lajmi i rradhës

    Babai i Lamine Yamal, krahason të birin me legjendën franceze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë