Mendi Qyra, zyrtarisht kandidat i pavarur për Komunën e Strugës

    Në zgjedhjet e ardhshme lokale për Komunën e Strugës do të garojë edhe biznesmeni Mendi Qyra. Ai ka shpallur sot kandidaturën për kryetar komune.

    “Sot zyrtarisht e shpalli kandidaturën time si i pavarur si kryetar për  së Strugës. Nuk është një hap që e kam marrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë”, deklaroi Qyra.

    Garën për të parin e Strugës, ai e vlerësoi si një nga sfidat më të mëdha personale.

    “Ndryshimi është më se i nevojshëm. Nuk vijë këtu si një shpëtimtar, sepse Struga nuk ka nevojë për hero. Struga ka nevojë për punë të ndershme”, deklaroi Qyra.

    Ai u zotua se do të jetë gjithmonë i drejtë, i hapur dhe i përkushtuar për ta bërë Strugën qytetin më të bukur, më të zhvilluar dhe më të pasur për mundësi jetesë për të gjithë.

    Mendi Qyra ka ushtruar detyrën e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku kompania e tij “Trim&Lum” është anëtare. Kandidaturën e tij pritet ta mbështet edhe koalicioni i partive shqiptare VLEN, ndërsa kundërkanditat do të ketë një emër nga Fronti Europian, ku bëjnë pjesë ASH-ja e Ziadin Selës dhe BDI-ja e Ali Ahmetit. Kjo e fundit udhëheq me Komunën e Strugës përmes kryetarit Ramiz Merko.

    Lajmi Paraprak

     Opozita fajëson Qeverinë për ngecje të reformave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë