Mërgata dhuroi para për t’u vendosur busti i dëshmorit në Shipkovicë

    Nëna e dëshmorit Xhemil Abduramani nuk mund t’i mbajë lotët

     “Ku qajnë motrën për vellanë, vazhdo moj botë vazhdo me ne, se ra Xhemili ushtri për dhe”. Me këto vargje përkujtohet dëshmori i rënë në konfliktin e 2001-shit, Xhemil Abduramani.

    E lotët nuk mund t’i mbajnë familijarët e dëshmorit.

    “Ra dëshmorë për të mos vdekur kurrë”, qëndron në pllakën përkujtimore pranë bustit të dëshmorit i cili u vendos me para të dhuruara nga mërgata e Zvicrës.

    “Sot falë mëgimtarëve të Zvicrës do ta zbulojmë bustin e dëshnorit tinë Xhemil Abdurahmabi” – tha Sabit Uzairi, drejtor i shkollës.

    “Falemenderoj mërgaten shqiptare që është e gatshme të kontribuojë me djersën e ballit me investime të natyrave të ndryshme për ti kultivuar vlerat tona” – tha Besa Kadriu.

    “Une dua t’i përshëndes të gjithë nënat këtu në Shipkovicë, njerzit e Shipkovicës burra e gra që dhanë bukë dhe ushqyen UÇK-në edhe Xhemilin për tu bërë gardian i këtij flamuri” – tha Ali Ahmeti.

    Në fund u zbulua busti ku më pas vendosën kurora lule funksionarët dhe familijarët e dëshmorit Xhemil Aburamani. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Për Shqipërinë u luftua vetëm në Kosovë, Shkodër e Janinë

    Lajmi i rradhës

    Fotografi që mund të lënë të hutuar edhe ‘mendjet më të ndritshme’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë