Mexhiti – Ageler: legjitimiteti i Qeverisë së re, çështje e mbyllur

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angella Ageller ka bërë të ditur se ka biseduar edhe për çështjen e legjitimitetit të Qeverisë së re.

    Në njoftimin e Mexhitit, thuhet se palët në takim kanë rënë dakord se legjitimiteti i Qeverisë së re, është çështje e mbyllur.

    “Të dyja palët u dakorduan se çështja e legjitimitetit politik të Qeverisë së re është çështje e mbyllur. Periudha e ardhshme do të përdoret për të realizuar një tranzicion të suksesshëm dhe për të konsoliduar institucionet në vend. Në këtë proces, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, në radhë të parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Mexhiti dhe Ageler kanë diskutuar edhe për projektet mjedisore, mënyrat për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike si dhe përpjekjet e përbashkëta dypalëshe dhe rajonale në zbatimin e reformave dhe mbrojtjen e burimeve të vlefshme natyrore siç është Liqeni i Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Familjarët presin epilog për tragjedinë në ish-spitalin modular në Tetovë  

    Lajmi i rradhës

    RASTI “ALFA” – “ping-pong” me super-ekspertizën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë