Mexhiti: Ahmeti ka qenë “nën moratorium” nga Nikolla Gruevski

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në një deklaratë për Zërin e Amerikës ka theksuar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski në të kaluarën i kishte vendosur një moratorium Ali Ahmetit për çështjet etnike, ndërsa sipas tij kjo situatë nuk është e njëjtë me kryeministrin e tanishëm.

    “Ky nuk është moratorium i stilit të Gruevskit që i kishte vendosur kusht Ali Ahmetit për çështjet etnike shqiptare, me të cilin ka qeverisur për 11 vjet. Në këtë aspekt, kryeministri i tanishëm është më i arsyeshëm në fillim, ndërsa ne kemi shënuar gjithashtu solemnisht Marrëveshjen e Ohrit. Kemi realizuar aktivitete të tjera së bashku me Mickoskin, ndërsa nëse bëjmë një krahasim, Gruevski nuk ka marrë pjesë në të kaluarën, duke shpërfillur krejtësisht shqiptarët”, tha Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    Kolesteroli i lartë dëmton kockat

    Lajmi i rradhës

    MOS I FAJËSONI FËMIJËT!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë