Mexhiti: BDI, dalëngadalë nga një parti lufte po shndërrohet në parti të kazinove (Video)

    Nënkryetari i BDI-së dhe njëkohësisht pjesë e fraksionit i ashtuquajtur “Grupi i zjarrit” brenda partisë, Izet Mexhiti për gazetën Lajm ka folur rreth mbledhjeve të fundit në BDI pa “Grupin e zjarrit”, Korridorin 8-të dhe 10D, funksionimin e qeverisë dhe ASh-në, përcjell Nistori.

    Mexhiti tha se mbledhja e fundit e BDI-së është mbajtur larg medias, në mënyrë klandestine dhe pa forum të mjaftueshëm, kështu nga 33 anëtarë kanë marrë vetëm shtatë anëtarë, duke diskutuar për përjashtimin e “Grupit të zjarrit” nga BDI.

    “Lobi i kazinove në krye me zotëri Grubin, i cili fatkeqësisht e ka marrë përpara zotëri Ahmetin. Po e fut në anarki. Kanë qenë decid që duhet të përjashtohen (Grupi i zjarrit) dhe mirë që nuk është koha e monizmit, pra edhe të pushkatohen. Domethënë kanë kërkuar largim, përjashtim me çdo kusht. Në BDI nuk funksionojnë procedurat, nuk funksionojnë organet, nuk ka debat. Thjeshtë në BDI, ky klan i kazinove, dalëngadalë ka arritur prej një partie lufte ta shndërrojë në parti të kazinove. Është larg programit partiak, larg premtimeve zgjedhore, larg interesit të qytetarëve, pra thjeshtë i koncentruar vetëm aty ku ka korrupsion, hajni”, deklaron Mexhit.

    Ai ndër të tjera tha se Pollogu nuk ka ujë për pije, ndërsa Qeveria shpenzon dy miliardë euro për korridore.

    “Askush nuk ka dilema për kapacitetin e “Bechtel”-it, askush nuk ka dilemë që rruga Gostivar-Bogojçan duhet të rregullohet se është rrugë e rëndë 30 kilometra, por ama ne do të kishim biseduar se a është me e nevojshme që gjith potenciali i investimeve kapitale i shtetit të koncetrohet vetëm te Korridoret. Të shkojnë 2 miliard euro atje, kur tërë kohën komunat që kufizohen me atë Korridor janë më xhirollogari të bllokuara, gjithë Pollogu është me xhirollogari të bllokuar, me borxhe të mëdhaja, nuk kanë ujë për pije, nuk kanë kanalizim, nuk i kanë të rregulluar mbeturinat”, shton ndër të tjera Mexhiti.

    Ai sqaron se elektorati i sinqertë i Aleancës për Shqiptarët është gjithnjë e më shumë i interesuar t’i bashkohet “Grupit të Zjarrit”, për shkak të dëshprimit të madh nga drejtuesit e ASh-së, të cilët u bën bashkë me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin në Qeveri, ndonëse i kishin kritikuar me vite. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV shoqëri multietnike? / Radev: Vetëm nëse do t’i shkruni në Kushtetutë bashkatdhetarët e Goce Dellçevit

    Lajmi i rradhës

    Montana bëhet shteti i parë amerikan që e ndalon TikTok-un

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë