Mexhiti: Çdo ditë e më tepër po na bashkohet populli

    “Grupi i zjarrit” ka vazhduar takimet me qytetarët ku mbrëmë janë ndalur në Studeniçan pas bashkimit të Rexhep Memedit, me të pakënaqurit në BDI kanë zhvilluar takim me qytetarët e kësaj zone.

    “Sonte (03.11.2023) nga Studeniçani, ish-deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij iu bashkua kauzës tonë të drejtë e të sinqertë, që ditë e më tepër po merr përkrahje gjithnjë më të fuqishme. Në Studeniçan po bashkohet populli!”, ka shkruar Izet Mexhiti, në profin e tij në Facebook.

    “Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politikë, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës, BDI dhe ata që nuk na kanë përkrahur!

    Prandaj apeloj, nga ketu, bashkangjituni sa më shumë kauzës tonë, se vetëm kështu jemi të fortë, jemi të pathyeshëm! Faleminderit Dr. Rexhep Memedi për këtë tubim që duheshte të jetë takim i vogël. Mirëseerdhe në mesin tone”, përfundon postimi i Mexhitit.

    Ajo që ra në sy, mbrëmë ndryshe nga tubimet tjera, tek foltorja mungonte logoja e BDI-së. Në vend të logos partiake ishte vendosur një flamur kombëtar.

    Lajmi Paraprak

    Tetovarët kërkojnë zgjidhje nga komuna për të shmangur fatkeqësitë nga sulmi i qenve endacakë

    Lajmi i rradhës

    Senati francez miraton reformën në pensione të Macronit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë