Mexhiti: gjithsej 800 shqiptarë me kontrata në shëndetësi do të marrin vendime pune

    Izet Mexhiti në fushatë zgjedhore 2024 / Fotografia: Nistori

    Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se qeveria ka sjellë një vendim për transformimin e punëtorëve shëndetësorë që janë punësuar në të kaluarën, por kanë mbetur për vite të tëra me kontrata të përkohshme.

    Sipas tij, nga 1500 punëtorë, 800 janë shqiptarë dhe vendimet do të ndahen në mënyrë të barabartë: 50% shqiptarë dhe 50% maqedonas.

    “Në këtë periudhë do të sjellim vetëm një vendim të qeverisë për transformim të atyre që janë punësuar në shëndetësi në qeveritë e kaluara dhe kanë mbetur me kontrata pune, disa edhe për dhjetëra vjet. Janë 1500 punëtorë në shëndetësinë e Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur peng për t’i shfrytëzuar para zgjedhjeve, duke mos u dhënë vendime për t’i përdorur si votues,” deklaroi Mexhiti në emisionin Politica të TV Globi.

    Ai theksoi se vendimet do të jepen pavarësisht se kush i ka punësuar, sepse shëndetësisë i duhen kuadro.

    “Nuk i kemi punësuar ne, por ne dallojmë nga ata të tjerët. Ne kemi sjellë një vendim qeverie që ata të transformohen nga kontratat në vendime pune, pavarësisht nëse i ka punësuar BDI, LSDM apo kushdo tjetër. Me rëndësi është që ata i duhen shëndetësisë, nuk mund të luajmë me ata që kanë punuar 10 vjet me kontrata,” theksoi ai.

    Ai nënvizoi se ky proces nuk do të kishte qenë i mundur po të zbatohej sistemi i balancuesit.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia arreston një ish-ushtar të UÇK-së me fletarrest të Serbisë

    Lajmi i rradhës

    “Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë