Mexhiti prej vitesh ka kërkuar që të themelohen organet e partisë dhe të ndahen përgjegjësitë

    Kontrolli i plotë i organeve të partisë si dhe i pushtetit nga Artan Grubi është problem kryesor i cili i shqetëson zyrtarët e BDI-së të cilët një ditë më parë i dërguan ultimatum kryetarit Ali Ahmeti, për të vepruar. Kështu ka deklaruar një vit më parë, nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti.

    “Nuk është shumë problem që z. Grubi është ministër. Problemi është se është ngarkuar më tepër se sa mund të bënë. E para, shumë vonë ka ardhur në BDI, e dyta ai për momentin ushtron postin e sekretarit organizativ në organizatën që nuk e njeh mirë, me dorëheqjen e z. Atila Rexhepit ushtron jozyrtarisht edhe postin e sekretarit gjeneral, edhe të shefit të kabinetit edhe të zv/kryeministrit të parë edhe kontrollon mediat për vetë promovim dhe për të sulmuar bashkëpartiakët të cilët mendojnë më ndryshe, ai merret me forumin rinor, ai merret me çështjet kadrovike”, pati thënë Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

    Mexhiti që atëherë kërkoi që urgjentisht të themelohen organet e partisë dhe të ndahen përgjegjësitë.

    “Zëri im është zëri i votuesit të BDI-së, i strukturave të BDI-së sepse fundi i fundit jam edhe kryetar i njërës nga degët më të mëdha të BDI-së, me rezultat në këto zgjedhje. Kërkojmë që të themelohen organet, të hapet debati dhe me debat, me ballafaqim të argumenteve dhe koncepteve të vijmë deri tek zgjidhjet më të mira që do e forcojnë BDI-në”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

    Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, ka shtuar se në BDI patjetër duhet të vendoset në funksion meritokracia. Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

    “Parimi i meritokracisë, pra në politikë vlen aq sa ke vota. Dhe këtu në këto zgjedhje ne dalim në një mënyrë se nuk e kemi realizuar atë që e premtuam para elektoratit tonë. Sepse me tjerë njerëz fituam votat dhe me tjerë njerëz bëhet qeverisja. Nuk them që ka raste kur duhet të balancohet, por patjetër që të ketë legjitimitet në këtë drejtim”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

    Pavarësisht se letra e funksionarëve të pakënaqur, ka të bëjë me thirrje ndaj Ali Ahmetit, një pjesë e madhe e anëtarëve të BDI-së dhe ministrave e panë atë si letër ndasie, duke u veçuar automatikisht nga grupi iniciues dhe duke treguar mbështetje përmes postimeve të fotografive në Facebook me Ahmetin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shaqiri: Furnizimi me libra, deri në nëntor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë