Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në Click Plus ka deklaruar se me zgjedhjet e fundit, qytetari – votuesi ka dalë në piedestal. Sipas Mexhiti, Frontin Europian e dërgoi në opozitë, ndërkaq koalicionit opozitar VLEN i tha – “ja ku e keni shansin”.
“Votuesi ka dalë tani në piedestal. Ata i ka dënuar dhe i ka çuar në opozitë kurse ne na thanë – ja ku e keni shansin – nëse punoni, mirë, nëse nuk punoni do ta merrni dënimin sikur këta (Fronti Europian)”, tha Mexhiti.
“I ka skaduar afati” – thotë Mexhiti për Ali Ahmetin
“Sot e kam kundërshtar politik”. Kështu është përgjigjur Mexhiti teksa u pyet se si e shoh sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Shqiptarët mjaftë i kanë dhënë Ahmetin. Mendoj se s’ka çka ofron më edhe për shkak të moshës edhe për shkak se gjatë kohë është në politikë. Mirë është të kalojë në opozitë, ta reformojë partinë do të pastrohet gjaku edhe aty sepse periudhën e fundit është rrethuar me klientelistë dhe ata që janë servilë. Tani në opozitë do ta sheh se janë ata që do të ikin të parët. Pra i ka skaduar afati, jo që ne e dërgojmë në opozitë
Gazetari: Ali Ahmetit?
Izet Mexhiti: Po.
Mexhiti: do të ballafaqohemi me situatën 15 – 15 deputetë shqiptarë
Mexhiti tha se procesi i rivotimit dhe procesi i negociatave për formimin e Qeverisë, mund të sjell deri të na sjell të ballafaqohemi me situatën 15 – 15 deputetë Fronti Europian dhe VLEN-it.
Ai e sqaron se si mund të ndodh kjo.
“BDI tani po ballafaqohet me një realitet të ri. E ka rëndë ta gëlltisë këtë realitet. Mendoj se duhet të presim të përfundojë procesi zgjedhor dhe nëse përfundon procesi zgjedhor sipas parashikimeve mund të vjen deri te rezultati 17 – 14. Ne kemi bisedime. Mundet që ky 14 të bëhet edhe 15 para formimit të Qeverisë dhe do të del rezultati 17 – 15. Kur hiqen dy deputetë turq, do të ballafaqohen 15-15 deputetë shqiptarë. Nuk mund të thirren më as në parimin e badenterit, as parim të shumicës së deputetëve shqiptarë, për votat elaborova që ne jemi fituesit”, tha Mexhiti.
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
“Mendoj që po, nuk janë mbyll bisedimet.. por jam optimist se do të mbyllet me suksese”, kështu u përgjigj Izet Mexhitu kur u pyet nëse vlen do ta marr postin e kryetarit të Kuvendit, transmeton TV21.
Por sa u përket ministrive që do të udhëheqin, Mexhiti tha se nuk është diskutuar në atë drejtim pasi fokusi ka qenë te programi dhe projektet. /Nistori/