“Mezi arrijmë në destinacionet tona” – Bllokada e transportuesve shkakton kaos në trafikun e Shkupit

    Fotografia: Ilustruese

    Kaos dhe nervozizëm ka shkaktuar greva dhe bllokimi i rrugëve nga transportuesit privat në Shkup. Qytetarët thonë se me orë kanë pritur autobusët për të kryer obligimet e tyre ditore. Disa ishin të detyruar të ndërrojnë deri në 4 autobusë për të arritur nëpër spitale ose punë.

    “Unë nga lagja Lisiçe numrin 7 e kam pritur rreth 40 minuta edhe më shumë, erdhi 17-ta, eci për tek Hekurudha e vazhdoj drejt, në vend që të kthej nga tregu i gjelbër. Më pas pritëm autobus tek hekurudha e kështu u malltretuam duke udhëtuar”.

    “Rreth dy orë. Prej ku udhëtoni? Nga Singiliçi për në Kozle, për terapi fizikale. Katër autobusë kam ndërruar dhe ja ende pres. Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur në jetën time… çka jemi ne fajtor, jemi udhëtar, patjetër të shkojmë ti kryejmë punët tona…”.

    “Një orë që presim këtu… Në këmbë kam ardhur nga Shutka. Për Zotin po, edhe ende nuk ka se di se çka u bë…. na kanë vonuar në punë, tani duhet të shkoj në shtëpi”.

    “Unë sa e di, pesë vite punojmë me këto karta, ne nuk blejmë në autobus bileta, tani shkojmë me zhetonë që vetëm NQP i shet e jo privatët. Këtu ka gabim të madh. Deklarata e kryetares është gabim kardinal, ajo premtoi transport pa pagesë ndërsa i shtrenjtoi për tre herë, plus kohën që pret. Kjo është më tragjike për ne”.

    “Nuk bën bre vëlla kështu nuk bën, nuk bën me orë të gjata me prit kështu, ku është puna nuk e di, për një punë të vogël ta hupësh krejt ditën, harxhime është, le punën dikushi apo ka ndonjë punë të vështirë, kjo nuk është mirë…”.

    Kaosin në trafik problem edhe për nxënësit dhe studentët.
    “Po hupim, orën e parë, të dytën… ndodh që një orë të vonohemi si për në shkollë edhe në shtëpi”.

    Ndërsa shoferët e automjeteve thonë se për destinacionet që më parë i kanë kaluar për 5 minuta, sot u është dashur të qëndrojnë afër një orë.
    “Për shkak të kësaj gjysmë ore minimum…”.

    “Atë drejtim që e ecim nga pesë deri në dhjetë minuta, tani e bëjmë për rreth gjysmë ore ose 40 minuta. Nga Çairi për këndej gjithçka është e bllokuar”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fotografi që mund të lënë të hutuar edhe ‘mendjet më të ndritshme’

    Lajmi i rradhës

    Konjufca përmend figurën e Arbën Xhaferit në Kuvendin e Shqipërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë