MF në “gjueti” përmes revizionit, institucionet fshehin borxhe dhe e “fryjnë” borxhin publik

    Edhe përkundër asaj që dallimi në numrat e borxhit publik është i madh, që sipas Këshillit fiskal është mbi 70% nga Bruto prodhimi vendor, ndërsa sipas Ministrisë së financave deri në 62% të BPV-së, megjithatë kjo nuk i grindi dy institucionet. Edhe vetë ministrja e financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, e pranoi se një numër i madh i institucioneve shtetërore dhe lokale kanë borxhe që nuk i paraqesin, andaj nuk janë pjesë e të dhënave zyrtare.

    “Kishte konkluzion të Qeverisë që secili institucion të parashtrojë informacione se sa obligime ka. Përsëri dje nënshkrova një shkresë ku nuk kemi harmonizim të të dhënave, d.m.th. përsëri i kthejmë te institucionet që t’i harmonizojnë, të paraqesin obligimet. Në ndërkohë si ministër i financave formova disa revizione të jashtëzakonshme në institucione të caktuara që duhet të më konfirmojnë se si revizion i brendshëm obligimet që i paraqesin me të vërtetë janë të tilla”, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrievska – Koçoska.

    Por nuk janë vetëm obligimet e fshehura problem për borxhin publik. Problem është edhe ajo që të gjitha qeveritë më shumë shpenzojnë sesa mbledhin tatime. Hulumtimi i Këshillit fiskal dhe “Finance Think” konstatoi se nga 2008 deri në 2024, qeveritë në gjysmën e vitit e shkelin rregullin fiskal për deficitin buxhetor që do të thotë që borxhi i ri i akumuluar publik të jetë 3% nga BPV-ja. Si rezultat i kësaj, borxhi publik në 2023 e tejkaloi kufirin nga 60% të BPV-së. Kjo edhe për shkak se qeveritë me qëllim e shkelin rregullin, kur ekonomisë nuk i shkon mirë, të shpenzohet më shumë, e kur i shkon mirë, të kursehet.

    “Kur ekonomia po shkonte mirë, nuk kursente, por përkundrazi pati krijimin e deficiteve më të larta”, u shpreh Bllagica Petreski – Finance Think.

    Në konferencën ku u prezantua hulumtimi, kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev, theksoi se duhet të mendohet të vendoset një kufi ligjor se sa mund të rrisë qeveria shpenzimet në buxhet. Bishev theksoi gjithashtu se nëse dëshirohet rritje ekonomike prej 4.% në vit, do të duhet të zbatohen reforma strukturore në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe tranzicionin e gjelbër. Edhe anëtari i këshillit, akademik Abdulmenaf Bexheti tha se vendi ka arritur maksimumin e shpenzimeve publike prej 40% të BPV-së dhe nuk ka më hapësirë për rritje. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Trishtim

    Lajmi i rradhës

    HUTA: shtëpia e Derrallës të shndërrohet në muze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë