Mickoski: çuditem se si BDI po i ndan shqiptarët, si askush më parë

    Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar deklaratat e fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, tha se çdokush ka të drejtë të shpreh pakënaqësitë në mënyrë demokratike, por paralajmëroi se qeveria do të reagojë në rast se pakënaqësia shprehet duke dëmtuar karakterin unitar të shtetit.

    Mickoski akuzoi BDI-në se po ndan shqiptarët si askush më parë.

    “Por, nëse kjo pakënaqësi është në dëm të karakterit unitar, dhe në dëm të ligjit dhe Kushtetutës, atëherë ne si qeveri do të duhet ta mbrojmë atë, kuptohet.

    Unë çuditem si BDI, udhëheqësia e BDI-së, nuk mori mësim se është e nevojshme që ta shfrytëzojnë këtë periudhë në opozitë, që të reformohen, të freskojnë kuadrot, programin, dhe në zgjedhjet e ardhshme të ofrojnë kuadro dhe programe të reja.

    Çuditem se si udhëheqësia e BDI-së i ndan shqiptarët, si askush më parë në të kaluarën në Maqedoni, në shqiptarë të duhur dhe jo të duhur. Këtë po e bën udhëheqësia e BDI-së që thirret në legjitimitetin e shqiptarëve”, deklaroi Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Konjufca: në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

    Lajmi i rradhës

    Taravari i përgjigjet Ahmetit: do të matemi në zgjedhjet lokale të 2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë