Mickoski: Dëshiroj që negociatat të fillojnë në dhjetor, qytetarët duan jetë, jo politikanë me vetura të zeza

    Qytetarët dëshirojnë jetë, nuk duan që të shohin politikanë që shkojnë nëpër ngjarje me vetura të zeza të shtrenjta dhe me truproja, por dëshirojnë jetë. Kështu u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e partisë së tij, do të angazhohen që të kthejnë shpresën e qytetarëve për një jetë më të mirë.

    “Qytetarët dëshirojnë jetë. Nuk dëshirojnë që të shohin politikanë që shkojnë nëpër ngjarje me vetura të zeza të shtrenjta dhe me truproja, por dëshirojnë që të realizohen projektet që janë në dobi të tyre. Andaj kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së do t’i veshin çizmet, do të përvjelin mangët dhe do të jenë në teren për të realizuar premtimet që i dhamë para qytetarëve”, tha Mickoski.

    Kreu i VMRO-DPMNE-së deklaroi sot se është optimist dhe dëshiron fillimin e negociatave në dhjetor për anëtarësim në BE, sepse siç u shpreh ai ky popull e meriton këtë.

    “Nuk jam pesimist, jam optimist dhe dëshiroj që negociatat të fillojnë në dhjetor, ky popull e meriton këtë”, tha Hristijan Micksoki, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    Lohrer: Nuk është reale që në dhjetor të pritet heqja e vetos bullgare

    Lajmi i rradhës

    Projekt-buxheti për vitin 2022!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë