Mickoski dhe Mexhiti me mendime të ndryshme sa i përket letrës së Ali Ahmetit

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski thotë se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit, por thekson se duhet kushtuar vëmendje për çdo letër nga çdo qytetar, përcjell Nistori.

    Në pyetjen e një gazetari, Mickoski sot theksoi se komunikimit me qytetarët i qaset me shumë kujdes.

    “Jo, nuk e kam parë. Ndryshe marr shumë letra dhe i lexoj çdo ditë, marr shumë mesazhe dhe komunikimit me qytetarët i afrohem me shumë kujdes. Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti, ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi përgjegjës”, tha Mickoski, i cili iu përgjigj pyetjeve pas inspektimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Gostivar Bukojçan në Korridorin 8.

    Siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga BDI, letra e Ahmetit është përgjigje ndaj sfidave serioze me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm gjeopolitik, kur çdo tension i ri mund të ketë pasoja negative në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin e brendshëm.

    Në letër, Ahmeti thekson se vendimet për shfuqizimin e mekanizmave mbrojtës të komuniteteve dhe ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, jo vetëm që janë të diskutueshme politikisht, por, thuhet në njoftim, janë të rrezikshme dhe të dëmshme për progresin dhe përparimin dhe zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

    Mexhiti për letrat e Ahmetit: Fjala boshe që i kemi dëgjuar në të kaluarën

    Zv. kryeministri i parë dhe anëtar i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti nuk e sheh të arsyeshme të komentojë letrat e personit të parë të BDI-së Ali Ahmeti, dërguar kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësuesve dhe liderëve ndërkombëtarë.

    Gjatë inspektimit të punimeve në magjistralen Gostivar-Bukojçan, e cila është pjesë e Korridorit 8, Mexhiti tha se Qeveria aktuale nuk po merret me muhabet boshe, por me punë konkrete.

    “Sot nuk jemi këtu për letra dhe muhabet boshe. Ne i kemi dëgjuar shumë në të kaluarën. Nuk jemi këtu as për të luajtur futboll. Jemi këtu për një punë konkrete – Korridorin 8 dhe jam i lumtur për dinamikën që është në lulëzim për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për vendin”, tha Mexhiti për mediat.

    Ndërsa kryeministri Mickoski më herët pohoi se nuk e kam marrë letrën nga Ahmeti, por thotë se kur ta marrë do t’i kushtojë vëmendje, ashtu siç bën me të gjitha letrat që merr çdo ditë dhe vetëm atëherë do të bëjë një koment.

    “Vërtet nuk e kam marrë, marr letra çdo ditë. Unë i kushtoj vëmendje të madhe të gjithë qytetarëve. Kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. “Ne nuk luajmë futboll, ne jemi përgjegjës”, tha Mickoski.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dërguar një letër kryeministrit lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit.

    Lajmi Paraprak

    Kalajxhiev: komisioni për falje nuk e ka pranuar gabimin siç pretendon Mickoski

    Lajmi i rradhës

    A mund ta rrëzojë etika një pushtet?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë