Mickoski është për zgjedhje të parakohshme, LSDM: Po i bie rejtingu, prandaj kërkon zgjedhje në kohë krize!

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe një herë sot nga Ohri u shpreh i kënaqur nga rezultatet në zgjedhjet e fundit lokale, duke paralajmëruar zgjedhje të reja parlamentare.

    “Jam i bindur se këtë diferencë do ta bëjnë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen shumë shpejt. Nga ajo që mund të arrij si p;rfundim, biseduam me kryetarin Pecakov dhe pamë se pas 5 muajve Ohri sërish fillon të ndërtohen dhe të lëvizin punët përpara. Do të vazhdohet në këtë drejtim”, tha Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Nga “Bihaqka” e hodhën poshtë deklaratën e Mickoskit. Thonë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka realizuar asnjë projekt, nuk i ka përmbushur premtimet zgjedhore dhe nuk ka nisur asnjë projekt kapital.

    “Qytetarët çdo ditë e shohin paaftësinë e kryetarëve komunash të VMRO-DPMNE-së. Prandaj, Mickoski kërcënon me bllokada, prandaj flet për zgjedhje të parakohshme në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike. Mickoski e di se rejtingu i partisë së tij po bie me shpejtësi të madhe dhe se pret edhe një dështim tjetër në zgjedhjet e rregullta parlamentare“, pohoi Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

    Mickoski rikujton për ultimatumin ndaj Dimitar Kovaçevskit për mbajtjen e një takimi liderësh deri më 10 maj, sepse në të kundërtën, siç thotë, do ta vazhdojnë bllokadën aktive të Kuvendit. Nga ana tjetër kryeministri Kovaçevski konsideron se duhet të ketë takim për tema, të cilat janë, siç tha, në interes të qytetarëve, e jo pika e vetme në rendin e ditës të jenë zgjedhjet e parakohshme, duke pasur parasysh se zgjedhje do të ketë në 2024-tën.

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se nuk ka asgjë të keqe mbahen takime, por ato të mos kushtëzohen ose të imponohen tema, por duhet të organizohen për çështje të caktuara dhe të rëndësishme, siç është mbyllja e çështjes me Bullgarinë.

    E, në ndërkohë në Kuvend janë të bllokuara më shumë zgjidhje ligjore, siç janë: Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënës dhe Bashkëpunëtorë Profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme, Ligji për Shërbim në Armatë, kurse deri në fund të majit, në Kuvend duhet të vijë edhe rebalanci i paralajmëruar i buxhetit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Sapo mbarova kroasanin” – Gazetari i BBC fshin gojën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt, fiton zemrat e shumë shikuesve (Video)

    Lajmi i rradhës

    Korruptimi i fesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë