Mickoski nga Morunishti bëri thirrje për bashkim kundër pushtetit

    Porosi për bashkim në një bllok kundër pushtetit aktual dërgoi sot nga Morunishti lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

    Në shënimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, lideri i partisë më të madhe opozitare tha se bashkimi do të nënkuptojë tejkalim të dallimeve në opozitë.

    “Duhet të ulemi në një tavolinë të gjithë ata për të cilët është e rëndësishme Maqedonia dhe dora e tillë e ofruar do të nënkuptojë hap të vetëdijshëm dhe përgjegjësi për popullin. Populli do ta shohë dallimin. Një shufër prishet lehtë, por gjithë tufa e shufrave është e fuqishme si rreze.  Për këtë këtu nga Morunishti, në ditën e Ilindenit dërgoj porosi për bashkim, të diçkaje që është shumë më shumë se koalicion për pushtet., por bashkim të bllokut të përbërë nga, të etur për drejtësi dhe jetë të mirë kundër pushtetit i cili po i vjedh jetët tona dhe po na e merr të ardhmen. Ilindeni bashkoi gjenerata të maqedonase për liri, bëj thirrje për bashkim kundër Zaevit dhe rrëzimin e pushtetit më të keq deri më tani”, tha Mickovski.

    Ilindeni, siç theksoi, është i shenjtë për ne, ndjesi e veçantë për çdo maqedonas.

    “Ajo është golgota jonë, pa të cilën nuk do të kishte liri. Shkëmbi ynë mbi të cilin e bazojmë shtëpinë tonë, si maqedonas, si patriotë e nderojmë punën”, shtoi Mickovski.

    VMRO-DPMNE-ja, përfundoi lideri, e ka mbështetjen e popullit dhe është para pragut të fitores, duke bërë thirrje për dallim të madh në zgjedhjet lokale dhe bashkim të madh të popullit.

    Në fjalimin e tij para të pranishmëve foli për vendimin e presidentit Stevo Pendarovski që të mos ketë fjalim në Meçkin Kamen, për siç tha, frikës nga populli, i cili do t’iu thotë se çka mendon për sundimin e tyre.

    Vendi, theksoi e ka vendin në familjen e Bashkimit Evropian, ndërsa mini shengenin të cilin para pak kohësh e ka dakorduar kryeministri Zoran Zaev, e vlerësoi si edhe një dështim për shtetin që nuk e ka përmbushur qëllimin më të madh strategjik, anëtarësimin në Union.

    Maqedonia, theksoi, është e të gjithëve, duke premtuar se do ta bëjë për të gjithë qytetarët, e jo vetëm për disa në pushtet.

    Ai premtoi edhe vizion me pagë mesatare prej 45.000 denarë, kyçje falas të gazit për çdo familje, rrymë më të lirë dhe standard më të lartë. Qytetarët, theksoi vetë do të zgjedhin se çfarë projekti do të financojnë përmes tatimit të tyre të pronës, kultivuesve të duhanit së pati do tu blihet duhani me çmim dinjitoz, e madje më vonë nëse ka nevojë do të importohet i ri…, si dhe linjat e kuqe për identitetin, gjuhën dhe historinë të respektohen./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Terapia e rërës kundër Reumatizmës

    Lajmi i rradhës

    Shtohen kolonat nëpër pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë