Mickoski për zgjedhjen e Abazit për prokuror: Marrëveshje e partive politike në pushtet

    Zgjedhja e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsiot, sipas liderit të opozitës, Hristijan Mickoski ka qenë marrëveshje e partive politike në pushtet. Ai theksoi se këto praktika ulin besueshmërinë e qytetarëve në gjyqësor.

    “Është sekret publik se kjo përfaqëson një marrëveshje partiake-politike të Qeverisë. Gjithashtu është sekret publik se aty ka pasur dy rryma, dikush ishte për dikë dhe tjerët për dikë tjetër por fitoi ky. Vazhdon partizimi, andaj në anketën e radhës për besueshmërinë në gjyqësor 8 për qind por do të jetë 1 apo 3 për qind. Supozoj nga familjarët e atyre që janë sot në Qeveri, gjegjësisht nga BDI apo LSDM. Është për të ardhur keq se vazhdon partizimi i institucioneve të cilat duhet të jenë bartës të drejtësisë, pra prokurorisë dhe gjyqësorit. Menjëherë pas ndryshimeve, ky proces do të revidohet nga ana e Qeverisë së re të VMRO DPMNE-së dhe do të lirohet edhe prokuroria edhe gjyqësori nga marrëveshjet partiako-politike”, deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO.

    Lajmi Paraprak

    Hodhi vezë drejt Mbretit Karl dhe gruas së tij, arrestohet një person në Mbretërinë Bashkuar (Video)

    Lajmi i rradhës

    Moti i ngrohtë, në favor të shkollave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë