Miliona euro dëme nga zjarret në RMV

    Foto ilustruese

    Miliona euro dëme u shkaktuan nga zjarret që përfshiu vendin në javët e fundit. Më e rrezikshmja është në malin Serta, ku një sipërfaqe e madhe pyjore është djegur, ku do të duhet një shekull për të rikuperuar atë që është djegur. Vlerësimet janë se dëmet e shkaktuara në ekosistemin, ndotjen e ajrit dhe tokës, si dhe pasojat në kafshët e gjahut dhe kulturat bujqësore janë të pariparueshme.

    Ndërsa, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 29 zjarre në ambiente të jashtme, shtatë prej të cilave janë ende aktive.

    Udhëheqësi i filialit “Serta” – Shtip i Pyjeve Kombëtare, tha se ekosistemi po “digjet” së bashku me pyjet nga zjarret e fundit, ndërsa zjarri në malin Serta shkatërroi më shumë se 200 kilometra katrorë tokë. Dëmi vlerësohet të jetë katastrofik dhe do të duhen vite për tu rikuperuar.

    “I gjithë ekosistemi po vuan pasoja të mëdha nga zjarret. Masa drusore e djegur është vetëm një e dhjeta e dëmit të shkaktuar nga elementi i zjarrit në ndotjen, kulturat bujqësore, tokën. Së pari u dogj pylli me kërcell të ulët. Do të duhen të paktën 50 vjet që një pemë të rritet 20 centimetra në diametër”, tha Manev.

    Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Kiril Mihailov, gjatë vizitës së tij në zonat e djegura, deklaroi se nuk mund të bëhen vlerësime fillestare për dëmet në pyje, sepse në terren ende ka zjarre aktive, por ai tha se këto dëme janë të pariparueshme.

    “Dëmi që do të pësojë mali Serta është epokal për të. Mendoj se do të duhet një shekull për të rikuperuar atë që është djegur. Kjo është një fatkeqësi. Fjalë për fjalë, Serta na shkoi gjithandej. Dhe kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme për klimën në Shtip dhe vendbanimet përreth”, theksoi Mihailov.

    Ndërkohë, dëmet janë ende duke u llogaritur, duke qenë se rreziku i zjarreve të reja është ende i afërt. Nuk ka vend për t’u çlodhur. Ekipet e Pyjeve Kombëtare ndodhen në terren dhe situata po monitorohet nga afër.

    Manev tha se ka ende ditë të nxehta, zakonisht fillimi i gushtit është më i nxehti dhe të tilla janë parashikimet për këtë verë. Temperaturat pritet të rriten sërish mbi 40 gradë dhe vapa të sjell rreziqe të shumta.

    Ndryshe, NP “Pyjet Kombëtare” njoftojnë se në periudhën në vijim do të merren masa për pyllëzimin e malit Serta, por edhe në malet e tjera të prekura nga zjarret. Vlerësimet janë se që nga viti 2000 deri në vitin 2021, Maqedonia e Veriut është prekur nga gjithsej 4811 zjarre, në të cilat janë djegur më shumë se 200 mijë hektarë tokë. Fondi total pyjor i djegur gjatë 23 viteve është rreth 2.5 milionë metër kub, sipas të dhënave të Raportit të parë Kombëtar për gjendjen e zjarreve. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Kush ua çeli dyert të burgosurve të 27 prillit?

    Lajmi i rradhës

    Sindikatat në RMV: nuk rikthehet e diela si ditë pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë