Nuk kam ndërmend të provokoj asnjë nga partnerët tanë të koalicionit. Do të përsëris, vetëm zbatojmë ligje, ndërsa një nga parimet në të cilat është dakorduar ky koalicion është edhe respektimi i ligjeve. Unë vetëm zbatoj ligje.
Në Ligjet për të punësuarit në sektorin publik qartë shkruan se mjeti balancues zbatohet vetëm për qytetarët të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ajo është popullata rezidente në bazë të të dhënave nga regjistrimi i fundit.
Shpresoj se kolegët nga VLEN do të mbushen mend, do t’i kushtojnë më shumë vëmendje leximit të ligjeve ekzistuese dhe do të përkushtohen në zbatimin e këtyre ligjeve, ndërsa nuk do të merren me tema politike ditore, deklaroi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
“Nuk ka asgjë të qëllimshme. Ose ligji do të respektohet ose nuk do të respektohet. Unë si ministër jam i detyruar të respektoj ligjin dhe do ta bëj për sa kohë të jem në këtë detyrë. Neni për llogaritjen në balancues thuhet rreptësisht se i referohet ekskluzivisht popullsisë rezidente në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht të gjithë banorët që jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë në llogaritjen e balancuesit”, tha ai.
Ai theksoi se nuk ka ndërmend të provokojë partnerin e koalicionit, aq më tepër që një nga parimet për të cilat është rënë dakord për koalicionin është pikërisht respektimi i ligjeve.
Lidhur me reagimet ndaj balancuesit nga ana e partnerëve të koalicionit në qeveri, Minçev tha se shpreson që kolegët e tij nga “VLEN” të vijnë në vete, tu kushtojnë më shumë vëmendje leximit të ligjeve ekzistuese dhe t’i përkushtohen zbatimit të këtyre ligjeve, dhe nuk do të merret me tema politike ditore. /Nistori/