Ministri Andonoski prezantoi shërbimet që mund t’i marrin qytetarët në formën online

    Vërtetime për mosdënueshmëri nga gjykatat themelore, gjegjësisht Certifikatën nga evidenca penale për persona fizik dhe Certifikatën nga evidenca penale për persona juridike, nga tani do të mund të merren onlajn, përmes Portalit kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk

    “Ky është hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve më të rëndësishme për qytetarët. Në Portalin kombëtar për shërbime elektronike nga sot janë qasëse dy shërbime të reja, të shumëpritura nga gjykatat themelore”, tha sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

    Ministri shtoi se bëhet fjalë për shërbimet vijuese më të përdorura nga gjykatat themelore, të cilët së bashku me kompletimin e pakos së vërtetimeve gjyqësore që çdo ditë u nevojiten qytetarëve dhe kompanive e përbëjnë pakon për mosdënueshmëri.

    “Në këtë pako, tashmë janë digjitalizuar edhe Certifikata për evidencë ndëshkueshmërie dhe Certifikata për ndalesë të shqiptuar për ushtrim të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, bëhet fjalë për dokumente të cilët janë shpesh të nevojshme në jetën e përditshme -për punësim, aplikim për thirrje publike, procedura arsimore dhe shumë procedura të tjera juridike dhe administrative”, tha Andonovski.

    Lajmi Paraprak

    A mund të dëbohen migrantët në vendin ku kanë hyrë në BE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë